Mirė se vini nė Ulqin                 

shko te forumi i ulqinit

ne filim         www.ulqini.org ėshtė njė nyje informative. Qėllimi i saj ėshtė tė paraqes Ulqinin nė hapsirėn e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon pėr Ulqini, shqiptarėt, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, tė cilat janė tė mundshme tė prezentohen kėtu. Njėkohėsisht sherben kjo nyje pėr komunikim tė shqiptarėve qė jetojnė nė Botė.
 

Hyrja

 

Emripėrdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtė bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogėl
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujėrat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ė Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrės

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekė
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve tė qytetit
  Masmedia
  Qėndra pėr Kulturė
  Aktivitetet
 

  Libra e Telefonit tė Malit Zi

shko te  MSN ULQINI Groups


9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QĖ EDHE NE TĖ REKLAMOHEMI !!!
 

Hafiz Ali Riza Ulqinaku

ART klubi Ulqin  Piktor: BILAL NIKEZIQI  Vildana Dervishi  Shaban Osmanaj
Suzana Llolla Qazim Muja Jaho Kollari Dr.Bahri Brisku
Asllan Bisha Hasan Gjonbalaj Senada Veliqi Hajro Ulqinaku
Basri ēapriqi HAFIZ ALI RIZA ULQINAKU MULLA ISUF KRAJA HAFIZ ALI KRAJA
Enver Dragoviqi HAXHI SHABANI Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku Gazmend ēitaku
Ibrahim Berjashi Naim/Sami Flamuri RUDI GOGA NASER HASA
Mr.RIZA REXHA EMIN HALILI MEHMET ALOJA Silver Kordiqi
Fadil Kraja


Njė ndėr figurat e shquara tė Rilindjes Kombėtare ėshtė edhe Hafiz Ali Riza Ulqinaku, veprimtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Hafiz Ali-Riza Ulqinaku lindi nė Ulqin nė vitin 1855, nė familjen e njė barkatari, qė banonte nė lagjen Rana pranė bregut tė detit. Babai i tij quhej Jakub Behluli, prej fisit Usta Ali. Nė Ulqin e thėrrisnin Hafiz Ali Gjoku, sipas familjes qė njihej edhe me kėtė emėr. Mėsimet i filloi nė Ulqin te myderrizi Sali ef Hylja. Nė Medresenė e Ulqinit mėsimet i ka ndjekur deri nė librin Fenari. Me rėnien e Ulqinit nėn Mal tė Zi, mė 1880 familja e tij emigroi nė Shkodėr bashkė me 413 familje tė tjera qė u shpėrngulėn nga Ulqini. Nė kohėn kur iu lehtėsua pikėllimi dhe mjerimi i madh, qė e dėrrmoi moralisht e materialisht familjen e tij, Hafiz Aliu vendosi tė vazhdonte mėsimet nė Medresenė e Shkodrės dhe aty e mori ixhazetin (diplomėn e medresesė). Pas kryerjes sė Medresesė nė Shkodėr, Hafiz Aliu nė vitin 1882 emėrohet mėsues i shkollės fillore nė lagjen Dudas tė Shkodrės. Ishte djalosh nė moshė 27- vjeēare. Diskutabil duhet tė jetė edhe transferimi i Hafiz Aliut nga Shkodra pėr nė Lezhė. Nė disa burime thuhet se, me kėrkesėn e popullit tė qytetit tė Lezhės, nė vitin 1889 emėrohet imam dhe mėsues nė shkollėn fillore e kėtij qyteti, si dhe myfti pranė Babu-Meshihatit. Mirėpo gjuhėtari dhe orientalisti i njohur Tahit N. Dizdari (tani i ndjerė), autor i veprės madhore ''Oriental-izmat nė gjuhėn shqipe'' pohon se prej disa ulemave regresistė u pėrgatit njė ''mazbatė'' kundėr tij, ēka i kushtoi edhe transferimin pėr nė Lezhė. Sidoqoftė, nė Lezhė Ali Ulqinaku do tė vendoset familjarisht edo tė qėndrojė 24 vjet radhazi, deri nė fund tė jetės sė vet. Ky qytet do ti bėhet si njė vendlindje e dytė. Kėtu do tė njohė kulmin e karrierės sė tij, do tė realizojė prodhimtarinė mė tė rėndėsishme kulturore dhe dotė lėrė pasardhėsit qė tė jetojnė edhe sot e kėsaj dite Hafiz Aliu vdiq nė Shkodėr mė 23 prill1913. Ėshtė varrosur nė xhaminė e Shaban-efendisė nė Mahallė tė Re. Varri i tij sot nuk gjendet.
 


Veprimtaria letrare

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku u muar me krijimtari letrare e me veprimtari filo-logjike dhe pedagogjike jo i shtyrė vetėm nga feja, por i shtyer fuqimisht nga nevojat e popullit pėr dije dhe arsim, pėr kulturė dhe shkencė, i motivuar nga dashuria pėr gjuhėn shqipe, pėr ruajtjen e kėsaj gjuhe si kushtim mė parėsorė, pėr ruajtjen e kombėsisė shqiptare tė popullsisė shqiptare islame. Opusi krijues i Hafiz Aliut ėshtė mjaft i gjėrė. Ai ka lėnė disa vepra, qofshin ato tė botuara, qofshin dorėshkrime. Ka botuar njė pėrmbledhje me tri vepra tė veēanta:

1) pėrkthimin shqip tė veprės turke Huda Rabbim tė dijetarit dhe filozofit turk Ibrahim Hakki Erzurum,
2) Mevludin me titull: ''Terxheme-i-mevlud ala lisani arnaud'', dhe
3) Njė fe-rrėfenjės me titull: "'Mexhmuat-ul- avah". Nė dorėshkrim kė lėnė njė ''Abetare'' shqipe dhe tre fjalorė qė i quajti ''Ulqin''. Fjalori i parė Bedi-ul-Mukattar ėshtė njė fjalor nė vargje turqisht-shqip, sipas modelit tė shkollės orientale, qė pėrvetėsohej nga nxėnėsi duke e mėsuar pėrmendėsh. Fjalori i dytė Axhib-ul-menzar ėshtė fjalor alfabetik turqisht-shqip, ndėrsa fjalori i tretė Garib-ul-me. Ōsar ėshtė fjalor shqip-turqisht. Ky fjalor paraqet mė tepėr interes dhe pėrbėhet prej 4000 fjalėve. Si kryevepėr e Hafiz Ali-Riza Ulqinakut merret Mevludi Sherif. (Trajta burimore e kėsaj fjale arabe ėshtė mevlid dhe ka domethėnien: vendlindje, ditė-lindje ose vjershė pėr lindjen e profetit Muhamed). Nė realitet fjala ėshtė pėr Mevludin e poetit tė shquar turk Sylejman Ēelebiut, tė cilin Hafiz Aliu e ka pėrkthyer nė gjuhėn shqipe. Pėrveē pėrkthimit origjinal kjo vepėr ka edhe adaptime, pėrshtatje dhe poezi origjinale. Mevludin Hafiz Aliu e ka shkruar me metrin remel tri herė failatun. Nga vetė pėrkthimi mėsojmė qė Hafiz Aliu mirė e ka njohur mjeshtrinė e vargėzimit, duke patur parasysh meloditė e Mevludit. Ėshtė me ineteres tė theksojmė se pėrkthimin e Mevludit Hafiz Aliu e bėri nė Ulqin nė moshė tė djalėrisė, nė vitin 1873. Duke u shpėrngulur nga Ulqini veprėn e mori me vete nė dorėshkrim. Mjaftė i diskutueshėm ėshtė viti i botimit tė Mevludit. Por sipas tė dhėnave qė jep vetė Hafiz Aliu nė autobiografinė e tij, del se ky Mevlud ėshtė botuar nė vitin 1884-85. Vepra letrare e Hafiz Aliut, ajo e botuar dhe pjesa nė dorėshkrim, ka bėrė ndikim tė madh nė krijuesit letrarė me alfabet arab pas tij. Vargjet e ngritura shqip tė Hafiz Aliut dhe gjuha e tij, ndonėse plot me orientalizma, paraqesin interes tė posaēėm pėr studime letrare dhe gjuhėsore, kurse pėrmbajtja moralizuese e tyre shėrben dhe mund tė shėrbejė si udhėzim, si doracak pėr sjellje praktike tė besimtarit nė islam nėjetėn individuale dhe nė kolektivitetin kombėtar. Hafiz Ali Ulqinaku nė veprat e tija ėshtė nėnshkruar me pseudonimin poetik Ali-Riza, ndėrsa mbiemrin Ulqinaku me siguri do ta ketė marrė pas emigrimit nė shenjė kujtimi pėr vendlindjen e tij.

Hafiz Aliu i takon frymės fetare nė krijimtarinė e bejtexhinjve ulqinakė. Pėr kėtė na flet bejtja nė vazhdim:
U ndriēue jeta, kur leu Ai Resul,
Qiell e tok' m 'at sahat u mbush me Nur.
Kushdo tė don prej xhehenemit nexhatė,
Le tė bin tuj qa me lot ai sallavatė.

ose:

llahi mi gjunaqar banqerem hem kti Ali-Riza, me na fal neve pėr hatėr t'ati Ahmed resulull-llah.

Duke i bėrė Mevludit njė parathėnie tė vjershėruar, duke i shtuar poezi origjinale, vepra mori karakter didaktik dhe patriotik, sepse siē thotė autori: Zoti i di tė gjithė gjuhėt. pra edhe shqipen. Kjo parathėnie ka gjithsej 20 vargje dhe autori atė e fillon me njė lutje:

Bismil-lahi thaē me izėn t'Perenis hem me nim t 'Zotit qi na ka jaratis.
Xuna me shkrumun ni mevlud un si ka, ardhun n 'dynja aj Muhamed Mustafa.

Ėshtė shumė me rėndėsi tė theksohet njė varg e kėtij Mevludi pėr tė vėrtetuar vetėdijen kombėtare tė Hafiz Ali Ulqinakut, tė cilin e shpreh nė parathėnien e tij:

Arnaudēe me qerem t 'Zotit u lenis isht nji gjuh qi kalem s'isht kollanis
Kushda qi ta ven hesab danji hata mej gadit aj qi ta shofi banj rixha

Nga ky varg mund tė vėrehet edhe ajo qė Hafiz Aliu ishte i mendimit qė i pari filloi ta shkruante shqipen me alfabetin arab. Frika e gabimit, qartė mund tė vėrehet nė kėto vargje. Mirėpo, duhet theksuar se, shqipen me alfabetin arab nė Shkodėr, sipas Zef Jubanit, tė parėt e kanė shkruar bejtexhinjtė shkodranė mulla Hysen Dobraēi dhe mulla Salih Pata, i cili njėkohėsisht ishte poet satirik i oborrit tė Bushatlinjve. Flitet, pra, pėr gjysmėn e dytė tė shekullit XVIII.
Hafiz Aliu ishte modest nė vlerėsimin e aftėsive tė veta. Pėr kėtė bėn fjalė vargu nė vazhdim:

Nji vesile pėr me ba Aj Dhylxhealė,
Me qerem t 'Vet mue gjynahet me m'ifalė.

Dhe shefaat Aj Muhamed Mustafa,
Ktij gjynahqari Hafiz Ali Riza.

Nga ky detaj mėsojmė se para se tė shpėrngulej nė Shkodėr e tė merrte mbiemrin Ulqinaku sipas vendlindjes, ai quhej Ali-Riza. Ai ishte atdhetar i kulluar, poet i talentuar, pėrkthyes i shkėlqyeshėm, leksikograf i dalluar dhe alim i nderuar nė rrethin ku jetoi dhe veproi e mė gjerė.

N'qoft, qi prej qyfrit me kast, ose gabim, Fjalė, qi nuk duhen, e kamfol'pa mendim.
Jo se shejatit muhalifndonji punė, Prej gjith atyne u largova un.

Njerėzit qė e njihnin thonė se ka qenė bejtexhi shumė i talentuar, kurse njėri prej tyre, I hafiz Hasan Mavriqi ka thėnė: ''Ka qenė i zoti, sidomos si shair. Letrėn ka pas mujt me e ba nė bejte''.

Me interes tė posaēėm pėr mendimin letrar e fetar ėshtė vjersha ''Farzet e Nemazit''. Poezia ka 20 vargje, pėrkatėsisht pesė strofa katėrvargėshe. Ėshtė bejte moralizuese dhe ėshtė e dedikuar masave tė gjera, gjegjėsisht besimtarėve nė islam. Poezia fillon me:

Ashtu dhe namazi dymdhet farze ka,
Njenin mangut t'a lan, namaz nuk ka.
Pėrpara nemazit, gjasht jan pa.fillue,
Farzi i par 'P: gjith vuxhudin me mbulue.

Pasi besimtarėt nė islam i njofton qė nemazi ka gjithsej 12 farze, ai jep njėkohėsisht edhe kėshilla qė kanė tė bėjnė mė tė, siē janė: besimtari duhet plotėsuar tė gjitha 12 farze dhe, kėshtu, me qėllim nė strofėn e parė e thekson se: ''vuxhudin me mbulue''.
Pasi bėri njoftime themelore qė kanė tė bėjnė me nemaz, nė strofat qė vijojnė bėn fjalė pėr abdesin, Kiblen, mėnyrėn e tė falunit etj. Autori vjershėn e pėrfundon me kėshillė:

Gjith e cilin ryqėn n 'vend tė vet e ban,
Kush s'i ruen, nemazin s'e ka tamam.
Me mendue qije n 'huzur tė Perendis,
Mir 'e ke dal, shejtanit mos i ujdis.

Bejtexhiu kijametin e sheh si realitet, gjė qė do tė vijė. Nė poezinė ''Shenjat e kijametit'' thotė:

Kijameti dit' pėr dit 'vjen tuj afrue
Dhe nishanet pėr kijamet tuj zbulue.
Padishahi gjith dynjas Aj Pejgamer,
Pėr disa nishane ka dhanun haber.
Zor, me rujt imanin pėr at qi mendon,
Edhe dielli ka me lemun kah prendon.
Kah prendon, Dielli kur t'lejn, Zot na ruj,
Tobja ma kabull s'i bahet hiē ndokuj.

Siē vėrehet, bejtexhiu pėrpiqet qė nė hollėsi tė na informojė se nishanet e kijametit janė evidente dhe vėrehen. Besimtarėt sipas tij, imanin zor do ta rujanė kur tė vijė kijameti, tė cilin e sheh me shumė ērregullime nė natyrė. Jeta e njeriut nuk ėshtė e pėrhershme. Njeriut i vjen mbarimi, mbarim ky qė pėrfundon me vdekje. Ky autor njeriut nė pėrgjithėsi ia shtron njė pyetje, tė formuluar nė vjershė, si vijon:

A ti Dynjanė, a Dynjaja t 'mujti ty?
A e mblodhe mallin ti a malli ty?
A e le Dynjanė, a Dynjaja t 'la ty?
A ti Dynjanė a Dynjaja t 'rrejti ty?

Varrin e sheh si njė vend tė pėrhershėm pėr njeriun. Kėtė e pėrshkruan me njė realizėm, kur thotė:

Natėn e vetme Zotyn n'a e baft kollaj,
Veē qeverimit t 'Z;otit, s'asht tjetėr uzdaj.
Vorri nuk njefkend tė madh as padish,
Kushdo qi t'i vijn s'asht aty veē nji All-llah.

 

Tekstet e prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de  nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni nė Favorite

  Service
Hotel/Villė
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomė/Rooms/
Apartments
Autokampė/
  Politika dhe Administratė
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunės
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi pėr punė tė Kuvendit
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe

ne filim