Mirė se vini nė Ulqin                 

ne filim         www.ulqini.org ėshtė njė nyje informative. Qėllimi i saj ėshtė tė paraqes Ulqinin nė hapsirėn e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon pėr Ulqini, shqiptarėt, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, tė cilat janė tė mundshme tė prezentohen kėtu. Njėkohėsisht sherben kjo nyje pėr komunikim tė shqiptarėve qė jetojnė nė Botė.
 

Hyrja

 

Emripėrdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtė bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogėl
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujėrat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ė Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrės

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekė
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve tė qytetit
  Masmedia
  Qėndra pėr Kulturė
  Aktivitetet
 

9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QĖ EDHE NE TĖ REKLAMOHEMI !!!
 

Basri Ēapriqi

ART klubi Ulqin  Piktor: BILAL NIKEZIQI  Vildana Dervishi  Shaban Osmanaj
Suzana Llolla Qazim Muja Jaho Kollari Dr.Bahri Brisku
Asllan Bisha Hasan Gjonbalaj Senada Veliqi Hajro Ulqinaku
Basri ēapriqi HAFIZ ALI RIZA ULQINAKU MULLA ISUF KRAJA HAFIZ ALI KRAJA
Enver Dragoviqi HAXHI SHABANI Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku Gazmend ēitaku
Ibrahim Berjashi Naim/Sami Flamuri RUDI GOGA NASER HASA
Mr.RIZA REXHA EMIN HALILI MEHMET ALOJA Silver Kordiqi
Fadil Kraja

Basri Ēapriqi
Lindur me 1960 nė Anė tė Malit-Ulqin.Ka mbaruar gjimnazin nė Ulqin, ka studiuar Letėrsin Shqipe nė Univerzitetin e Prishtinės ku edhe ka magjistruar nė Shkencat Filologjike. Ėshtė profesor i stilistikės nė Fakultetin Filologjik nė Prishtin dhe kryetar i PEN Qendrės sė Kosovės.
Veprat letrare:
-”Ylli me dy mijė unaza” 1983
-”Nė fund tė verės” 1986
-”Ma qet gjuhėn” 1989
-”Mikrostrukturat e tekstit” 1990
-”Aksidenti i ores shqiptare” 1993
-”Frutat bizare” 1996
-”Pėrmasat e kontekstit” 1997
-”The Grass On The Window”

PĖRKITAZI ME POEZINĖ

RECENSION
Simboli nė letėrsi -

Basri Ēapriqi (1960) qysh nga botimi i pėrmbledhjes sė tij tė parė me poezi, "Ulli me dy mijė unaza" (1983) ka tėrhequr vėmendjen e lexuesve dhe tė kritikės letrare. Mė pastaj ka botuar edhe pėrmbledhjet: "Nė fund tė verės" (1986), "Ma qet gjuhėn" (1989), "Frutat bizare" (1989) etj. Pėrveē poezisė, Ēapriqi, pėrndryshe ligjėrues nė Universitetin e Prishtinės, ka botuar edhe tekstet studimore: "Mikrostruktura e tekstit" (1990), "Pėrmasat e kontekstit" (1998) dhe para disa muajsh librin "Simboli dhe rivalėt e tij", qė paraqet njėkohėsisht temėn e tij tė doktoratės. Pas Hyrjes, nė tė cilėn autori sqaron metodologjinė qė ka pėrdorur gjatė hulumtimeve tė tij teorike e letrare, teksti pėrmban kėta kapituj: Simboli dhe rivalėt e tij, Letėrsia shqipe pėrballė simbolit mitik, historisė dhe realitetit, Strukturat numinoze simbolike, Evolucioni nga fakti historik te simboli poetik, Simbolet private, Kanalizimi i libidos pėrmes simbolit, Simbolet me kahje centripetale, Krijimi dhe shmangia e heraldikės, Simboli si gjuhė e pavetėdijes, Simbolet paradigmatike, Simboli i etnisė, Pėrmbysja e strukturave koherente simbolike dhe - Pėrfundimi.
Mjaftojnė vetėm titujt e kapitujve, pėr tė kuptuar se Ēapriqi ka bėrė njė ekzaminim tė gjerė, multidisiplinar dhe shumėplanėsh, tė simbolit nė letėrsinė shqipe.
Kapitulli "Simboli dhe rivalėt e tij" paraqet njė aventurė hulumtuese tė studiuesit nė botėn e teorisė sė letėrsisė, respektivisht ai bėn njė prezantim tė thuktė e thelbėsor tė teorive mė tė rėndėsishme, mbi simbolin nė letėrsi.
Si ēdo studiues i mirė Ēapriqi sė pari pėrpiqet ta pėrdallojė dimensionin semantik tė simbolit, nė raport me disa nocione/figura tė tjera, ēfarė janė: alegoria, shenja, arketipet, miti, ikona, kodi, metafora etj. Ky kapitull pėrfaqėson njė nga kontributet mė tė rėndėsishme tė kėtij libri, sepse sintetizon nė njė vend rezultatet e punės sistematike tė studiuesve mė eminentė bashkėkohorė lidhur me kėtė problematikė.
Studiuesi dallohet pėr rezonimin e mprehtė, pėr minuciozitetin e mendimit dhe pėr qartėsinė kristalore tė shprehjes. Sqarimet bėhen me maturinė akademike, konstatimet janė tė peshuara mirė dhe pėrherė koncize. Kėshtu pėr shembull, duke folur pėr dallimin e alegorisė nga simboli, ai shpjegon se alegoria synon njėkuptimėsinė, kurse simboli "gjeneron spektėr tė gjerė kuptimesh" sa qė "kurrė deri nė fund dhe asnjėherė nuk mund tė shteren tė gjitha mundėsitė interpretatibile tė tij". Tipar thelbėsor i simbolit ėshtė papėrcaktueshmėria, qė del nga "mjegulla semantike", e cila "shpallet si vlerė e parė e tij". Simboli ėshtė njė gjenerues i pashterrshėm kuptimesh, i cili secilit i mundėson ta kuptojė nė pėrkim me horizontin e tij tė pritjes.
Karakteristikė tjetėr e simbolit ėshtė papėrkthyeshmėria e tij, sepse njė simbol nuk mund tė pėrkthehet as tė shterret kurrė me njė shpjegim tė vetėm.
Kur flet pėr simbolin dhe shenjėn, Ēapriqi rikujton "habinė" e Eco-s, lidhur me kuptimin qė simbolit i japin nė shkencat ekzakte, p.sh. nė kimi, ku simbolet kimike janė rreptėsisht univoke (njėkuptimėshe), ēka ėshtė krejtėsisht nė kundėrshtim me kuptimin e simbolit nė letėrsi, qė del gjithmonė ambig, me mė shumė kuptime.
Nė simbol mbetet gjithmonė diēka brenda, qė nuk mund ta nxjerrė pėrfundimisht asnjė lloj interpretimi, qoftė edhe mė multidisiplinari. Kėtu edhe qėndron bukuria e simbolit, sepse i jep hapėsirė imagjinatės qė ta mbushė me "pasionet" e veta. Gjithmonė mbetet diēka nė terr dhe ėshtė ky terr qė i shtyn njerėzit ta lexojnė e ta lexojnė sėrish, proces ky qė shndėrrohet nė njė akt kreativ, gjatė tė cilit lexuesi dhe simboli ndikojnė nė njėritjetrin.
Ėshtė lexuesi ai qė duhet ta mbushė simbolin me kuptim, ashtu siē i duket atij, pra, po e parafrazoj Econ - (siē bėn edhe autori), duke e shndėrruar atė nė "konteiner tė pasioneve tė veta".
B. Ēapriqi mė se njė herė nė kėtė libėr kundėrshton interpretimet stereotipe e tė politizuara tė letėrsisė. Kjo mė sė miri shihet nė rastin e veprės poetike tė Martin Camajt. Krijimtaria e Camajt shpesh ėshtė dekoduar si njė alegori politike mbi gjendjen nė atdhe dhe raportin e poetit ndaj tij. Ēapriqi e hedh poshtė kėtė lloj interpretimi dhe argumenton se Camaj posedonte njė vetėdije moderne krijuese, tepėr tė pasur me shtresa kuptimore pėr ta interpretuar thjesht veē me ēelėsin e alegorisė. Nuk ėshtė alegoria kryefigura e Martin Camajt, sipas Ēapriqit, por simboli. Bile, simboli mitik. Mirėpo Camaj "nuk shfrytėzon mit, ai krijon mit". Kjo do tė thotė se krijimtaria letrare e tij ndėrtohet mbi mitin personal, kėshtu qė edhe simbolet e tij mitike njėkohėsisht janė edhe simbole personale (Breshka, Zani, Nama, Gjarpni, Buelli… etj.). Camaj nuk i referohet diēkasė jashtė gjuhės, pra as realitetit historik etj., por pėrmbushet brenda strukturės sė gjuhės, duke gjeneruar kuptime nė pajtim me natyrėn e saj sugjestionuese.
Mitet janė lėnda prej sė cilės e ushqen krijimtarinė e vet edhe Rrahman Dedaj. Ai ia del qė nė kontekst tė ri, bashkėkohor, tzi risemantizojė mitet e lashta, duke realizuar pėrmbysjen e tyre, pėr tė arritur aktualitetin nė kohėt moderne. Nėse te Camaj Ēapriqi pėrdor sintagmėn - simbolet personale, nė rastin e Dedajt ai pėrmend - simbolet private. Nė poezinė e Dedajt ai vėren epifaninė simbolike dhe Librin e shenjtė tė gabimeve, si mbindėrtim antinomik tė Librit tė shenjtė.
Dritėro Agolli, poet qė cilėsohet me drejtpėrdrejtshmėrinė dhe deklarativitetin e shprehjes poetike, po ashtu ka krijuar simbole interesante. Sipas Ēapriqit, nė opusin e poetit nga Devolli, duhet veēuar simbolet arketipore (e heraldike) "tokė e grua", po edhe simbolin interesant tė "pelegrinit", i cili lajmėrohet nė krijimtarinė e moshės sė pleqėrisė tė poetit. Studiuesi nuk e hesht faktin se njė pjesė e madhe e krijimtarisė sė Agollit ėshtė e vulosur nga simbolika e komuniymit, ideologji kjo tė cilėn poeti e kishte ideal. Sado qė falė stilit tė tij deklarativ, simbolet konvencionale janė tė shumta, nė vargjet e Agollit gjenden edhe simbole aksidentale etj.
Ēapriqi nuk e kapėrcen rrethin "tejet origjinal tė simboleve" qė e karakterizojnė krijimtarinė e Fatos Arapit. Simbolet kryesore tė Arapit janė: dashuria, deti, liria, atdheu, vdekja, kryqi etj. Megjithėse kėto simbole nė dukje tė parė janė fare tė zakonshme, nė kontekstin qė i vendos poeti ato gjithmonė gjenerojnė "njė rrezatim tė pakufishėm konotativ".
Simbolin heraldik tė maces sė zezė, pastaj gurin e kullėn etj., simbole aq tė shpeshta nė poezinė shqipe tė Kosovės sė viteve z60-z70, Ēapriqi i gjen edhe nė poezinė e Ali Podrimjes, por i cili, falė gjuhės sė komunikativitetit tė ulėt, arrin tzi shmanget njėkuptimėsisė dhe simbolet e tij arrijnė njė shkallė mjaft tė lartė ambiguiteti.
Ideolekti, apo stili personal i Azem Shkrelit, si duket e magjeps studiuesin ulqinak. Nė majė tė "piramidės" sė simboleve tė Shkrelit Ēapriqi vėren "fjalėn". Nė korelacion me fjalėn, nė sistemin poetik tė Shkrelit, derivojnė simbolet: kėnga, gjėma, e pathėna, heshtja, mendimi etj. Pėrveē kėtyre simboleve tė cilat Ēapriqi i quan simbole individuale, opusi i Shkrelit pėrmban edhe simbole kulturore, si: fara, faji, kallami, kumti, dhjata, briri etj. Po ashtu hutini ėshtė njė simbol tepėr karaktersitik individual i Azem Shkrelit.
Njė kapitull tė veēantė studiuesi i kushton simbolit nė krijimtarinė e pasur letrare tė Ismail Kadaresė. Shiu, ky simbol emocional, ėshtė i pranishėm si nė poezinė ashtu edhe nė prozėn e Kadaresė. Shiu, pėrndryshe njė simbol aq konvencional, te Kadareja del nė trajtėn ambiguitive, sidomos nė romanin "Kėshtjella", ku derisa pėr njėrėn palė, atė brenda kėshtjellės, simbolizon shpėtimin, pėr ushtrinė qė mban kėshtjellėn tė rrethuar, simbolizon humbjen.
Antikiteti, e veēanėrisht Troja, janė topose ku Kadareja merr rregullisht material pėr krijimtarinė e vet. Kali i Trojės ėshtė njė simbol "i dashur" i Kadaresė, i kėsaj provenience. Simbol tjetėr i veēantė i universit simbolik tė Kadaresė ėshtė - koka e prerė, pastaj edhe - fjala e dhėnė, piramida, syri i keq, murimi, shkaba e shumė tė tjera.
Njė kapitull tė studimit tė vet Ēapriqi ia kushton edhe letėrsisė sė arbėreshėve dhe simboleve tė saj: Morea, Skėnderbeu, Arbėria, deti, katundi, gjaku i shprishur etj.
Vlerėsimi qė studiuesi i bėn poezisė shqipe tė viteve z70 nė Kosovė, paraqet njė kontribut tjetėr shumė tė rėndėsishėm dhe origjinal, qė ai i bėn kritikės letrare shqipe. Kjo poezi, thotė Ēapriqi, e cila dallohet pėr komunikativitetin e ulėt, miljeun kulturor kosovar e dominon nė njė periudhė rreth dhjetėvjeēare. Pėrfaqėsuesit mė eminentė tė kėsaj poezie janė A. Podrimja, B. Musliu, T. Dervishi, M. Ramadani, E. Basha etj, kurse nė Shqipėri Z. Zorba. Dukuria e moskomunikimit mė pastaj kaloi nga poezia te proza, e nė fund edhe te drama. Janė shumė interesante disa fakte qė i konstaton studiuesi. Tirazhet e pėrmbledhjeve me poezinė e tipit tė komunikimit tė ulėt kapnin shifra deri nė tri mijė kopje, qė sot, tridhjetė vjet mė pas, janė tė paarritshme. Ēapriqi nuk mendon se konsumimi nė atė masė i njė letėrsie tė tillė, nė njė mjedis tė tillė kulturor ēfarė ishte Kosova nė vitet shtatėdhjetė, ėshtė njė tregues i besueshėm se lexuesi kosovar i asaj kohe ishte i pėrgatitur pėr tė komunikuar me atė tip tė poezisė. Lexuesi kosovar i atyre viteve poezinė e komunikimit tė ulėt e konsumonte vėrtet shumė, thotė studiuesi, por njėkohėsisht "e keqkuptonte tekstin letrar", pikėrisht duke e shfrytėzuar si - konteiner tė pasioneve tė veta (Eco). Keqkuptime tė tilla, nuk harron tė thotė Ēapriqi, ndodhin edhe nė letėrsitė dhe kulturat e tjera, bile ato janė tė kuptueshme kur bėhet fjalė pėr letėrsinė artistike. Nė kėtė mes ai rikujton njė konstatim tė Jausit, qė thotė se receptimi ėshtė njė fenomen shoqėror historik.
Pa kurrfarė dileme, studimi "Simboli dhe rivalėt e tij" shėnon jo vetėm njė arritje pėr studiuesin Basri Ēapriqi, por edhe njė avancim tė rėndėsishėm tė shkencės sė letėrsisė nė gjuhėn shqipe. Ky tekst studimor e afron mendimin kritik e teorik-shkencor qė zhvillohet nė gjuhėn shqipe pėrkrah rrjedhave mė bashkėkohore tė shkencės sė letėrsisė pėrgjithėsisht..........Anton Gojēaj


Liria ėshtė njė m.. i madh!...

L I R I A
asgjė e re sndodh dhe do tė shkojmė nė fund
nė fund tė fundit
liria ėshtė njė mut i madh dhe se vlen as jetėn
ta japėsh pėr tė, as atė cikrrimė lirie si si lodh
ata hanė hekur me dhėmbė, liria ėshtė faj i
rėndė qė bartim lidhur nė qafė e shpiejmė diku larg
ku sdinė as ata qė hedhin hapa mamutėsh liria
ėshtė njė mut i madh tė lodhin heronjtė dhe kurvat
tė mbesin nė qafė ata hanė hekur me dhėmbė ato hanė
hekur me dhėmb dhe tė shtrydhin me fjalime tė gjata
pėr paqen dhe pastertinė e racės ata i lodh paqja
ma sjellin lirinė nė pjatė dhe thikėn nė tryezė
ma marrin frymėn kur u pėlcet lėvozhga nga qetėsia
Basri Ēapriqi
Prishtinė, 1996
 

Shefqet Dibrani

Poezia "Liria" e Basri Ēapriqit ėshtė publikuar nė faqen 28 tė librit me poezi "Frutat bizare" qė u botua qysh nė vitin 1996. Libri si tėrėsi edhe atėherė u vlerėsua sikurse edhe poezia e Basri Ēapriqit qė ka zgjuar gjithmonė interesim, por nuk e di nėse atėherė, apo mė vonė, poezia nė fjalė ka tėrhequr vėmendjen e kritikės dhe tė lexuesit, nė pėrmasat e kontestit dhe pėrmbajtjes qė ka. Poezia ėshtė shkruar nė rrethana shtypjeje dhe dhune permanente, atėherė kur nocioni i "Lirisė" nuk kishte kuptim, sepse pėr lirinė as qė mund tė flitej nė kuptimin imagjinar tė kėsaj fjale. Mllefi qė del i shqiptuar nga vargjet e cituara ėshtė njė karakteristikė e veēantė, ashtu sikurse dufi i ēfryrė nė atė kohė qė ishte jo vetėm njė guxim qytetar, por dilte si njė eveniment i rrallė letrar, kur krijuesi dhe poeti do tė protestojė pėr tė gjitha indikacionet e "sjellėsve tė lirisė?!", tė cilat i ka regjistruar dhe atakuar shumė vite mė parė, se sa kur vendin do ta vėrshojė njė gjendje kaotike, e cila do tė ndodhė nė kohėn kur liria "prejudikohet" si njė nocion dhe koncept real.
Por, nėse poezinė "Liria" e shkėpusim nga kontesti kohor kur ėshtė shkruar dhe e vendosim nė njė kontest kohor tjetėr, kur nocioni "Liri", siē thamė mė parė, ka atė kuptimin real tė saj, poezia merrė dimensione krejt tjera. Ajo, pra poezia, shikuar nga rrafshi real ėshtė njė pasqyrim meditativ i ideve, tė cilat vihen nė kontestin kohor dhe u pėrshtaten ngjarjeve dhe rrethanave tė reja, qė janė krijuar nė hapėsirėn kosovare. Nė kėtė prizėm, autori ka arritur tė parandjejė shumė vite mė parė se "liria" mund tė jetė edhe njė nocion i shėmtuar, pra shprehur banalisht "njė mut i madh"!
Tani mė "Liria" shikohet me njė pikėpyetje tė madhe, sepse nuk po pėrjetohet ashtu siē e kanė gjakuar tė rėnit dhe as tė gjallėt, pra as ashtu si kemi ėndėrruar pėr njė liri pak mė tjetėr, ku njerėzit e njė gjuhe dhe tė njė gjaku nuk do tė vriten, nuk do tė lėndohen nė mes veti, pra nga ata qė pretendojnė se kanė sjellur lirinė, sepse "nė fund tė fundit liria ėshtė njė mut i madh" pėr tė cilėn, siē ėshtė shprehur qė atėherė edhe autori i saj, nuk "ia vlen as jetėn ta japėsh".
Tani shtrohet pyetja: Nė kėto vitet e pasluftės a ka pasur mėdyshje nė kėtė pikė? Themi Po, bile me shkronjėn e madhe duhet ta shkruajmė, sepse ka pasur dhe fatkeqėsisht ka mėdyshje tė tjera, madje, madje shpesh ėshtė shprehur si mllef i shfaqur pėr dukuritė e shėmtuara qė po ndodhin. Tani sikur nėnkuptohet se "liria ėshtė faj i rėndė qė bartim lidhur nė qafė e shpiejmė diku larg", duke u krijuar bindja se pikėrisht atė nocionin e "lirisė" jemi duke e larguar larg, larg, tej mundėsive dhe arritjeve tona dhe kjo po ndodhė kur "szdinė as ata qė hedhin hapa mamutėsh", se veprimet partizanēe tė tyre kanė bėrė qė tė duket se "liria ėshtė njė mut i madh", sepse "tė lodhin heronjtė" dhe tribunarėt e tribunave primitive nė kujtim tė heronjėve, kurse, nė secilėn lagje dhe gati nė secilėn shtėpi, njerėzve u mungon buka dhe gjėrat elementare pėr jetesė. Nė anėn tjetėr derdhen miliona e miliona shpenzime pėr tė ngritur "Heronj e legjenda mitike" tė tipit ballkanik, kurse prapa qėndron ajo garda e poetėve kooperativistė, pėr tzi zbukuruar idetė dhe fjalimet e mėdha, nė tė cilat shpikin dije, trimėri dhe mesazhe, qė kurrė szi kemi dėgjuar pėr tė gjallė tė tyre dhe nuk kanė dalur nga goja e heronjėve, sepse ata kanė pasur tjetėr ideal. Mbase kishin edhe qėllim fisnik, dhe sigurisht pėr atė u flijuan. Ata, pra Heronjtė shkuan pėr mos i parė brigadieret dhe shkrimtarėt kooperativistė, qė "kurvat (po ju) tė mbesin nė qafė". Madje, madje sot nuk ka as guxim tė kundėrshtohen kėto marrėzi as njė veprim i shėmtuar, sepse "ata hanė hekur me dhėmbė ato hanė hekur me dhėmb" dhe vazhdimisht kudo "tė shtrydhin me fjalime tė gjata, pėr paqen dhe pastėrtinė e racės" nga e cila vetėm ata kanė tė drejtė, vetėm ata kanė lirinė e fjalės, vetėm ata kanė tė drejtė nė Liri, por "ata i lodh paqja", i ka lodhur paaftėsia pėr ta bėrė Lirinė. Si duket kjo ėshtė njėra nga arsyet pse "sjellin lirinė nė pjatė dhe thikėn nė tryezė", e vazhdimisht po "marrin frymėn kur u pėlcet lėvozhga nga qetėsia", me vrasje makabre e dhunė qytetare, me shkatrrime dhe denigrime tė tė gjitha epiteteve dhe vetive tė mira, sepse "liria ėshtė njė mut i madh"!...
Nga gjithė kjo rrokullisje drejt njė humnere tė arritshme, sikur nocioni "Liri" sot shkruhet me njė pikėpyetje tė madhe, ngase ėshtė bastardhuar nga palaēo ēlirimtarėsh, qė luftėn e kanė parė nė televizion, nga informatorė dhe lėpirės tė pjatave, nėpėr kancelaritė e shėrbimeve sekrete, kurse sot puthen tribunave dhe zgėrdhihen vazhdimisht pėr kaosin mė tė pėrēudshėm dhe "LIRINĖ" e sfilitur. Megjithatė, poeti Basri Ēapriqi mbetet njeriu, intelektuali dhe poeti i parandjenjave pėr gjėra dhe zhvillime tė shėmtuara, qė katėrcipėrisht ia ka qėlluar vite mė parė.
Poezia "Liria" e Basri Ēapriqit mbetet njėri nga krijimet mė tė rralla, qė i ka letėrsia e sotme shqipe. Ai, do tė mbetet poeti mė i saktė nė njė prognozim pėr kohėra e erėra tė furtunshme, qė do tė mbulojnė njė vend dhe njė hapsirė, nga tė cilat shoqėria e ka tė vėshtirė tė drejtohet dhe tė ecė vertikalisht.


Frutat bizare, Rilindja, 1996, Prishtinė
Profesor Dr. Milazim Krasniqi

 


ESE

Ēapriqi, poet i veēantė


Njerėzit janė tė pėkryer
E bartin nėn gjuhė Dheun At
(nga "Muri Gjigant)

Ali Podrimja

Poezia nuk shkruhet kur duam

Nė kapėrcyell tė viteve tė z70-ta fenomeni i letėrsisė moderne kishte zėnė tė shkruhej e tė debatohej mė shpesh. Nė tė dy anėt e Drinit ishin botuar vepra qė meritonin tė mbanin kėtė epitet. Nė vitin 1971, njė grup krijuesish nga Prishtina iu kishin kundėrvėnė realizmit socialist me tekstin problemor "Vox clamantis in deserto", pasi qė kėtė drejtim letrar e shikonin tė demoduar dhe tė huaj pėr kulturėn dhe krijimtarinė shqiptare. Ata qė mendonin ndryshe harronin se "kundėrshtimi i letėrsisė bėn pjesė nė letėrsi" (M.J.Lefebve). Pas tri dekadash teksti i cituar do konsiderohet manifest i parė nė letrat shqipe (Fjala, supliment i Temės, Tiranė, 2003)
Thyerjet ishin tė dukshme, se vlerat letrare kishin zėnė tė shikohen ndryshe nga bindjet ideologjike dhe njėtrajtshmėrisė. Modernia pushtonte hapėsirėn mes pasojave dhe guximit krijues. Nė kohė tė mėdyshjeve, pėrplasjeve e kėrkimit tė sė resė zbriste njė i ri nga cepi verior i Ilirisė, i cili artin do e kuptojė, para sė gjithash, shpalim tė vetes e kėnaqėsi estetike si dhe mjet pėr tė dėshmuar identitetin; do u shmanget skemave banale e stereotipeve, verbi i tij poetik do lėvizė nga poezia imazhiste me nuanca mitike e deri te poezia e revoltės dhe asaj konceptuale. Pėrballemi me njė krijues, i cili veēohet nga brezi i tij pėr ndjeshmėri e artikulim bashkėkohor, koncepte e ide si dhe pėr guximin intelektual edhe ndaj temave tabu. Kėtė do e hasim edhe nė shkrimet e tij diskursive. Vlen tė shfletohet libri i eseve "Simboli dhe rivalėt e tij", qė mbėshtet kryesisht vlerat dhe kriteret. Kemi tė bėjmė pra, me njė krijues qė gjėrave u qaset dhe nuk i merr si kalueshmėri.
Basri Ēapriqi (1960, Ulqin) nga publikimet e poezive tė para nė revistėn letrare "Koha", e cila botohej nė gjuhėn shqipe nė Podgoricė (1979), do zgjojė kėrshėrinė e recepientit pėr shtresimet tekstore qė tė pakapshme ishin pėr borizanėt e letrave; se nė tekstin e tij hetohej "ndjesia e tmerrit", siē do thoshte Roger Caillos. Nga poezitė e publikuara kisha veēuar "Ulli me dy mijė unaza" dhe "Ubla e Krajės". Nė tė parėn lexoja fletėt e librit tė ardhshėm, tek depėrtoja nėpėr fjalė e imazhe tė servuara nga kujtesa historike, mėsoja pėr origjinėn e poetit; nė tė dytėn pėrballesha me mistikėn e magjinė, ku humbiste ai cep verior dhe mbetej ndonjė kujtim pėr ndonjė kėshtjellė ilire, pėr ndonjė liburnė tė humbur nė botėn e algjeve, pėr ato pak fjalė e toponime qė i kishin shpėtuar harrimit. Vėrehej se nė letrat shqipe hynte njė poet me vokabular mesdhetar, ku fjalėve dhe figurave u vinte era det, krip, ulli, peshk si dhe shkrum nga shpėrbėrjet dhe rrėnimet e vazhdueshme tė qenies sonė. Njė poezi e tillė kėrkon angazhim dhe lexim tė vėmendshėm se kemi tė bėjmė me njė qasje tė re, me tekst tė dendur e shprehje tė zgjedhura gati abstarkte. Duhet kėrkuar dhe njė detaj, thoshte poeti amrikan, Xhon Bishop, pėr tė shpalosur botėn magjike, atė mister.
Basri Ēapriqi nuk nxiton nė hapėsirėn e letrės sė bardhė. U kthehet shpesh herė edhe teksteve tė mėparshme, duke e pėrkrahur mendimin se poezia nuk shkruhet kur duam dhe se ėshtė art mė se i vėshtirė.

Nuanca mitike

Nė njė poezi tė vonshme "Ec, nė hapėsirė gjė e gjallė szdridhet" poeti na pėrkujton : "Tė vdekshėm njerėzit/mund tė ecin gjatė", na kthen nė vendlindje, te ai cep verior i Ilirisė, tė pėrcjellim bėmat qė vazhdonin tė ndodhin. Nuk kisha dėgjuar mė parė se anamalasit ēdo verė nė ditė tė caktuara festive, bartnin nga njė gur deri nė maje tė Rumisė, mal i shenjtė i labeatėve. Ėndėrronin majen ta shihnin mė tė lartė se malin. Kėtij mundimi sizifian ia kishin thurur dhe kėngėn. Nė kohė vape zdirgjeshin te ublat (puset) tė shpėrndara gjithandej Shasit, se Ujit tė Madh nuk mund tzi afroheshin. Ndodhnin gjėra mė se tė ēuditshme. Ata qė kishin pėrjetuar terrin e ublave, mund tzi prekte dhe vdekja, se nėpėr ato lėvizte dhe ndonjė gjarpėr, por baballarėt dėgjonin mesazhet e tė parėve: Fėmijėt tė pėrgatiten, tė jenė dhe rezistentė. Diēka mitike, tzu kenė lakmi dhe fantastėt latino-amerikanė. Nė tekstin e Basri Ēapriqit reflektohet kjo. Do tė thotė se krijuesi i njėmendėt vėshtirė e ka tė kyēė kujtesėn. Sipas poetit: "Ubla e Krajės u ēel 1001 ditė/ nė vitin 1001/…ka ruajtur damarin e burimit 1001 vjet. Shihet pra se njė botė e tė bėmave u krijua nė njė kohė kur akrepat e orės kishin pushuar. Nė kohėn zero ishin pėrbiruar dhe "tė vdekshmit qė mund tė ecin gjatė". Kemi tė bėjmė me njė botė ireale, me ndėrrime e shtresime tė mėdha shpirtėrore e me tragjedi tė reja. Qė nė poezinė e parė poeti pėrcaktoi dhe orientimin e tij:

Nė rrugėn romake Ulcinium Scodra
Gjendet qyteti ilir Shas
(Qyteti me dy porta).

Fatkeqėsisht, udhėtimi mes kėtyre dy qyteteve do zgjasė hiē mė pak se pesėdhjetė vjetė, se mbretėronte kohė e mendjes sė errėt (Ēasllav Milloshi). Ky turp njerėzor binte ndesh me thėnien e njė poeti se atdheu mbrohet me bukuri. Por ēzkishin tė bukur "vagonėt e kuq me yll qė bartnin mish" dhe koha e bunkerizmit tė njė populli tė poshtėruar nga diktatura. Prandaj dhe revolta e poetit do tė shkallėzohet nė poezinė e tij dhe ajo ėshtė e kuptueshme. Rebelimi krijues ėshtė dhe akt i dinjitetit njerėzor. Njė qėndrimi tė guximshėm i vėhen pra dhe kornizat e tė bukurės. Shqetėsimet e poetit pėr atė qė ndodhte rreth tij, do e nxisin tė ironizojė thuaja ēdo segment tė shoqėrisė qė i takon. Detyra e krijuesit ėshtė tė mos e pranojė tė keqen qoftė dhe e popullit tė tij. Ēapriqi nuk mund tė harrojė tė bėrat qė kishin ndodhur nė hapėsirėn shqiptare. Ndien dhembje edhe pėr derdhjen e Ēamėrisė, siē ndien pėr Shasin, qė e konsideron qytet tė rėndėsishėm, se ėshtė vendlindja e "Mesharit" tė Buzukut, librit tė parė nė gjuhėn shqipe, qė nė tė kalaurėn ishte shquar pėr shumė objekte tė kultit. Ja, dhe ky do e pėrjetojė poshtėrimin dhe rrėnimin e ngadalshėm: nuk mund tė zbriste as nė Scodra, kryeqendrėn e dikurshme tė Ilirisė, qė e kishte vetėm njė vrap. Ishte ngritur ai muri. Po ēzjanė kėta kufij qė edhe njerėzit e njė gjaku i tėhuajsuaka ?
Damkė tė rėndė la nė kujtesėn e kombit dhe viti z45 i shekullit tė kaluar. Pėr tragjedinė e Tivarit u shkruan poezi e libra, qė pak na kujtohen disa. Ēapriqi kėsaj tė zeze do i qaset duke kapur detaje domethėnėse e duke kėrkuar elemente shprese, pra nuk e pranon harresėn: "plisa tė bardhė ēon deti nė jetėn time" dhe i shėnon ekzekutorėt e asaj kasaphaneje: "vagonėt e kuq me yll" si dhe viktimat " plisat e bardhė" pėr ta mbyllur njė tragjedi tė dhimbshme njerėzore me rėnien e sahatkullės. Por poeti do bindet se para tij ngriteshin kufij e mure, qė do i elaborojė si terror tė mendjes sė errėt.

Muri, ai pėrbindėsh

Hapėsira qė fillon aty diku dhe mbaron te muri, Basri Ēapriqin e tmerron, i duket diēka absurde. Sheh se ēdo gjė ėshtė zbehur edhe dritarja nga e shihte Murin qė e ndante nga ana tjetėr. E ēzkishte tej? E pathėnė, mjegullinė; qėndron ajo perdja e hekurt qė nė kohė sistemesh na kishte folur Ēerēili. Murin e sheh si njė pėrbindėsh. Ai nuk ngritet tė kapėrcehet, pra muri rrėnohet. Ekzistimi i tij e tėhuajson, e mbyll nė gėzhojė ku vėshtirė frymohet. Ngrit konceptin pėr tė, se muri simbolizon frikėn. Mes asaj madhėsie tmerruese ėshtė e kufizuar dhe e coptuar ēdo gjė, edhe hapėsira para tij. Njeriu deri kur tė mbetet rob i kėtij farė Murit qė nuk i shihet filli as mbarimi e nuk dihet kush e ngriti atė dhe pse hijon para Njeriut. Vėnia e problemeve qenėsore nė spikamė Basri Ēapriqin e shkėput nga poezia e hershme imazhiste me nuanca mitike, tė cilat mė vonė do i reflektohen si drita nostalgjike. Nė tekstin e tij zėnė tė postohen tema tė rėnda. Ndeshemi me shenjat e para tė poezisė konceptuale, ku hetohet dhe prania e frymės anglosaksone. Artikulimi ėshtė shpesh dhe dramatik. Problemet marrin njė shtrirje tė gjerė, ku shenjat dhe mesazhet do i lexojmė si fatkeqėsi njerėzore. Poeti thekson: "tė ndjek Muri se Ti Dheun At bart nėn gjuhė", pra shtrohet pyetja: Mos erdh koha gjėrat tė shikohen nė copėza dhe liria na qenka mbyllja nė vete nga frika e Murit Gjigant? Na parafytyrohet poezia e njohur "Muret" e Kavafisit nga tė cilat nuk mund tė lirohej poeti e qė i shkakton tė papritura nga humbja e hapėsirės dhe lėvizja e kėrmillit qė i pėrjetuam edhe ne. Nė njė situatė tė tillė vėrejmė se Muri i ngritur rreth tij e qė e shkruan me shkronjė tė madhe do e sjellė te njė pėrfundim jo bash i lehtė. Pėrballja me tė shkakton dhembje, se dritarja vazhdon tė zbehet dhe shikimi tė mbetet diku nė kornizat e fatkeqėsisė. Vėrtet ēzduhet bėrė tė lirohemi nga ajo dhe Muri lėvizės? Borgesi thoshte: " Nė letėrsi gjithēka ėshtė mister, gjithēka i ngjan njė lloji magjie". Shikimin nga dritarja qė zbehet poeti e mbyll me njė buzėqeshje tė skajshme ironike: "njerėzit janė tė pėrkryer/ e bartin nėn gjuhė Dheun At. Ligjėrimi u drejtohet shpėrbėrjeve jo vetėm tė sistemeve, por edhe popujve. Sintagmėn Dheu At linguistika bashkėkohore do e interpretojė si diēka tė ērėndomtė, siē do tė veprojė ndoshta edhe me titullin e pėrzgjedhjes "Burimi nėn gjuhė", njė sintagmė jo e zakonshme. Ky ērėndomtėsim gjuhėsor shpalon ironinė e tij rrėnuese, karakteristikė e krijuesve qė nuk pajtohen me kanune tė asnjė sistemi. Kujtoni njeriun e ri tė diktaturės, pas rėnies sė sistemit ai nuk do tė mund tė gjendet nė hapėsirėn, se kishte probleme me hapėsirėn. Poeti e vė nė tallje regjimin diktatorial dhe ndien dhembje pėr njeriun qė eksperimentohej me tė nė laboratorin e tij. Dhe moralin pa etikė poeti na e thotė pėrmes njė lavireje dhe dy ministrave, njėri i ushqimeve dhe tjetri i industrisė sė rėndė, i vė pėrballė raportet njerėzore dhe nxjerr kontradiktat si barazim grotesk mes sistemeve. Nė njė mjedis tjetėr njeriu i ashtuquajtur i ri na del figurė tragjike, ku morali shndėrrohet nė monedhė (Vasha nga Lindja prostitutė nė Romė). Zhgėnjimi ėshtė mė se njerėzor, se mbyllja hermetike ishte katastrofale. Pajtohesh edhe me turpin, krimin, vandalizmin. Tėhuajsimi ishte i thellė dhe lypset tė kthehen gjėrat nė normalitet. Pra, dhe sarkazma e poetit: "Tė lodhin heronjtė dhe kurvat", ėshtė akuzuese pėr atė qė ndodh nė njė kohė kaosi, qė poeti do e forcojė kėtė me poezinė "Vullneti i popullit" ku shkaktarėt i sheh te shteti, i gatshėm tė bėjė ēdo gjė kur nuk pėrfillet ligji. Prodhuesit e dhunės janė tė zotė sa e besdisin edhe poetin: "Ju kur tė doni/do pjellė macja. Ja deri ku Muri Gjigant i ēoi popujt, qė ishin shkėputur pėr njė kohė tė gjatė nga grigja njerėzore dhe ishin detyruar tė fshehin nėn gjuhė Dheun At, qė ėshtė njėherazi dhe pezmi i poetit ndaj tkurrjes sė vazhdueshme tė hapėsirės sė tij.

Mes lirisė dhe anarkisė

Liria ėshėt e shenjtė dhe i ka rregullat e veta. Pushton dhe shpreh guximin dhe bukurinė njerėzore. Por shpesh nė emėr tė saj ndodhin dhe gjėra makabre. Thuhet se shqiptarėt mė shumė u vranė nė kohė paqeje se gjatė LNĒ. Kufijt dhe Muri e kishin shtyrė poetin tė dyshojė nė lirinė. Nė kohėn e diktaturės terri kapėrdiu edhe tė pafajshėm. E tėhuajsoi njeriun, e shndėrroi nė asgjė, e gėrditi nga vetja dhe rrethi, sepse kufizimi i lirisė e solli nė situatė poshtėruese. Megjithatė, guximi njerėzor nuk prajti, u shtruan dhe pyetje tejet rrėnuese: ēfarė vizioni dhe tė ardhmeje mund tė ketė njė vend ku "liria vret" (Fatos Arapi), pra liria mund tė jetė edhe "njė faj i rėndė" (Basri Ēapriqi) keqpėrdorimi i saj shpie deri te kriminizimi i saj. Nė veprėn "Njeriu i revoltuar" Albert Kamy vinte nė spikamė se revolta e vė njeriun nė veprim. Nga ky pikėshikim e zė edhe ligjėrimin e Basri Ēapriqit pėr lirinė qė e refuzon bizaren, se mes lirisė dhe anarkisė lėviz arsyeja. Gaz i hidhur i Ēapriqit: "sa ditė e bukur me vdekė pėr veten time"(Frutat bizare) na nxit tė mendojmė. Do tė thotė se mjaft vdiqėm pėr tė huajt, urti qė duhet bartur te xhepi i zemrės.

Intima

Fletė e re nė poezinė e Basri Ēapriqit ėshtė Intima, lirikė e pastėr e me njė imagjinatė tė bujshme. Ajo qė e dallon kėtė poet nga tė tjerėt ėshtė se pėrmbajtjet i fisnikėron dhe i rri anash banalizimit, qė nė letrat shqipe ka zėnė tė jetė mjaft i pranishėm. E bukura shpie te madhėshtia. Floubert thosht
 


IDOLATRIA BOLSHEVIKE SHQIPTARE 

Sa ėshtė larg Qyteti Stalin nga Mitrovica e Titos

Shqiptarėt janė nga popujt qė kanė humbur mė sė shumti njerėz nė Luftėn e II Botėrore, krahasuar me numrin e banorve. Njėzet e tetė mijė  vetėm nė Shqipėrinė me 2800 km2. Njė viktimė nė ēdo njė km2. Dhe kush do tė kishte besuar pas asaj lufte tė pėrgjakshme, nė ato ditė te entuziazmit revolucionar komunist se pas gati njė gjysmė shekulli lirie ata fitimtarė mbi fashizmin do tė jenė humbėsit mė tė mėdhenj tė lirisė se tyre. Dhe kush do tė kishte besuar se pėr ta fituar sėrish atė liri tė humbur 45 vjet me radhė duhet pėrsėri te luftojnė. Lufta tash ndryshon esencialisht, sepse duhet luftuar kundėr vetvetes nga e cila duhet fituar lirinė e shkelur. Tė gjithė popujt e mbetur nė pjesėn socialiste tė rregullimit shoqėror, kėto ditė tė agonisė socialiste numėrojnė humbjet kombėtare gjatė kėsaj kohėzgjatjeje tė perandorisė sė kuqe. Derisa ata kanė pasur mundėsi t'i kenė edhe shifrat e sakta tė humbjeve sepse e kanė pėrfunduar epokėn, unė mund tė supozoj sepse populli im ende s'e ka pėrfunduar kėtė epokė, sadoqė i pari ka hyrė nė tė, nė agimin e kuq, pas Luftės sė II. Ekziston njė lojė, rregullat e sė cilės parashohin se ai qė hyn i pari, i fundit del nga loja. 

Derisa gjendesha nė Beograd nė prag tė festave tė mia kombėtare 78 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, 45 vjetorit tė hyrjes nė socializėm dhe posaēėrisht tė 800 vjetorit tė shtetit tė parė shqiptar, mė bėnė pėrshtypje dy botime qė shiteshin nė rrugėn e Knjaz Mihajlllt, "Otadzbinä' (Atdheu) dhe " Velika Srbija" (Serbia e Madhe). Titulli "Otadzbina" i gazetės cirilike te Beogradit as qė mė ra nė sy, sepse sot ėshtė njė nga fjalėt mė inflatore, por teksti i shqiptuar nga shitėsi i gazetave nė rrugė mė ngacmoi veshin me atė intonim alarmues: Iu qė s'keni atdhe, blene atdheun". Titulli "Velika Srbija" i botimit tjetėr qė i rrinte nė anėn tjetėr tė rrugės vetėm c plotėsonte dhe e precizonte atė absurd tė shitjes dhe blerjes sė atdheut. Kureshtjen time pėr tė parė atė shfaqje tė shitjes c blerjes sė atdheut, nuk e zgjoji dėshira ime pėr tė blerė atdhe sepse kurrė s'kam pritur se mund tė dalė ne treg njė artikull i atillė, Por vetėm interesimi qė mė lindi pėr tė parė se kush shet zakonisht dhe kush blen rėndom atdhe. Mė nė fund pashė se ata vetėm bėnin tregti ndėrmjet veti nė dy anėt e kundėrta tė sė njėjtės rrugė tė shtruar qė nga Mesjeta. Ata tė "Velika Serbisė", nxitonin tė blenin atdhe kurse ata tė "Atdheut" pėrpiqeshin t'u shesin mall fals atyrc tė "Velika Serbisė". Dhe pastaj i ndėrronin vendet, ata tė "Velika Srbija" fillonin shitjen e mallit e ata tė "Atdheut" nxitonin ta blenin sa mė parė si atdhe. 

Derisa po ndigja kėtė lojė amhiciesh nė Beograd, presioni asociativ mė kujtoi rrėfimin tragjik tė qenies sime kombėtare tė agimit tė sozializmit tė artikuluar si heqje dorė nga hapėsira e vet shpirtėrore e qė ma kish treguar miku im qė tash ėshtė nė moshė tė shtyrė. Derisa gjendej nė studime nė Zagreb, menjėherė pas Luftės, kishte takuar rastėsisht dy bashkatdhetarė nga Lushnja, tė cilėt i kishte ngacmuar pėr atė slloganin c njohur te Trieshtės: "Zivot damo Trst ne damo" qė pėr ēudinė time, pas Luftės ishte brohoritur edhe nė Shqipėri. Ju mund tė interesoheni pėr shqiptarėt, u kish thėnė, para se tė shkoni aq larg. Ata ishin pėrgiigjur triumfalisht si nė Frontin e Sremit, "Ju jeni mirė edhe jashtė kufijve, sepse jeni nė socializėm. Ne duhet tė luftojmė per vėllezėrit tanė tė Trieshtės tė cilėt kanė mbetur nėn Kthetrat e Kapitalizmit. 

Pas kėtij argumenti marr guximin tė deklaroj se socializmi dėmin mė tė madh kombėtar ua ka sjellė shqiptarėve ne tėrė hapėsirėn e llagerit socialist. Pse? Dy njerėzit me ndjenja tė dėlira e qė nuk dyshoj hiē nė patriotizmin e tyre dhe nė gatishmėrinė per te dhėnė edhe jetėn kur e lyp atdheu, me njė fjali humane e kanė shprehur tėrė atė tragjikė tė utopisė vetėvrasėse shqiptare tė pasluftės.

Nė instancėn e fundit te utopisė sė vet socializmi ka pasur karakter antikombėtar por atė trysni tė ndrydhjes shpirtėrore nuk e kanė pėrjetuar tė gjitha kombet njesoj. Tė mėdhenjetė kur kanė bėrė restriksione tė trashėgimisė historike kombetare, si nje nga kėrkesat bazė te shoqėrisė se re qė niste sė ndėrtuari nga fillimi c qė e kishte bėre ligj revolucionin e jo evolucionin, krijonin nje idolatri tė re kombetare per ta zėvendėsuar idolatrinė c vjetėr mesjetare. Duke iu pėrmbajtur. kėtij shablloni, komunistet shqiptare ne tėrė hapėsirėn kulturore gjitheshqiptare, qė ne ditet e para tė pasluftės nisėn restriksionet e trashėgimisė historike, mė arsyetim, siē thoshin, tė shfrytėzimit kritik te thesarit tė trashėguar. Por, pjesėn tjetėr te procesit universal qė quhej "krijim i nje bote te re" ata nuk e bėnė si popujt e tjerė te llagerit socialist, por per t'u dėshmuar me bindshėm ne ortodoksinė c vet bolshevike ne vend qė tė krijonin idolatrine primitive kombėtare si gjithė bota e pacivilizuar komuniste, shkonin edhe nje hap me tej dhe krijonin si tė veten idolatrine primitive antikombėtare tė stapele tė Rosisė. Nje nga detyrat e ngutshme te misionit te ri te pasluftės qė i ishte bėrė obsesion "bota e re" e qė pastaj 45 vjet lėngoi nga mania e trashgimis kombėtare e qė ne instancn e fundit nuk ngurronte ta deklaronte, ishte ardhja ne kete bote per tė pėrmbysur boten e mparshme, sie e quanin ata, te vjetėr e tė panevojshme pėr njeriun e ri Socialist. Ne atė Projekt afatgjate, absurdi mė i madh shfaqet ne pėrmbysjen e toponimisė mijėvjeēare kombėtare qė duhej te shėnonte prfundimin e nje kohė te vjetėr dhe ne krijimin e nje Toponimie tė re, ideologjikisht tė shėndoshė qė do tė bėnte te mundur krijimin e nje idolatrie primitive per tė nisur dėshminė qė do t'u lihej brezave qė vijnė se bota fillon prej nesh e me ne dhe per tė shfaqur kėnaqėsinė per faktin se baballarėt tanė s'kane bėrė giė per te qenė mė shekuj, vetėm kanė numeruar yjet tėrė kohėn Por, Ido absurd ka edhe nuancat e veta qė e shkallėzojnė varėsish nga hapėsira ku shfaqet. Derisa pjesa me e madhe e popujve te vathės socialiste e zėevendėsonin toponiminė e trasheguar me Idolatrinė e vet kombėtare te ideologjisė se shėndoshė shqiptarėt shėnojne presedence. Askush ne bot nuk shfaq habi per Leningradin apo Stalingradin sovjetik, ashtu siē nuk shfaq habi per 8 qytetet e  Jugosllavisė, tė emėrtuar  me emrin e Titos, por tėrė bota e civilizuar, pėrveē inteligjencies meskine shqiptare, ēuditet tej mase dhe nuk mundet tė gjejė shpjegim logjik pėr Qytetin Stalin (kalk nga pėrkthimi mekanik i Stalingradit) tė zhvendosur nė brigjet mediterane tė shtetit tė, ngushtė shqiptar. Askush nuk do t'i ēuditej Shqipėrisė  socialiste  tė kish pagėzuar ndonjė qytet me emrin e Enver Hoxhės udhėheqėsin e Revolucionit, sepse ky ishte njė stereotip normal pėr epokėn e socializmit, diēka e provuar, diēka e provuar dhe e natyrshme pėr logjikėn e "botės sė re", por gjitkush i ēuditet pėr importimin e njė malli aq tė rėndė nė kohėn kur nė vend mund tė gjejė me bollėk prodhime tė atillė me etiketė tė firmės vendėse.

Mitrovica e Titos (kalk nga pėrkthimi i drejtpėrdrejtė i Titova Mitrovica) qė ėshtė ekuivalent i Qytetit Stalin (Stalingrad), ėshtė pagėzim i ngjashėm me kodeksin e idolatrisė se "botės sė re" tė cilin shqiptarėt e pranojnė si fosil tė njė ekspedite pagėzuese tė giysmės se dytė tė, shekullit XX nė tėrė hapėsirėn jetėsore shqiptare. Pėrse shiptarėt ngurrojnė te krijojnė idolatrinė e tyre me paketim bolshevik shqiptar dhe pėrse atė e zėvendėsojnė me idolatriantikombėtare.

Njė kohė tė gjatė njerėzit qė i kanė prirė ndėrtimit tė "botės sė re "shqiptare nuk kanė mundur ta bindin veten nė madhėshtinė e vet dhe s'kane pasur guxim te pagėzojnė me emrin e tyre qytete tė tėra. Si rezultat i kėsaj ata shpesh kanė plasuar fotografi tė rastit, tė bėra krah por krah me udhėheqėsit e mėdhenj te revolucionit, Stalin e Titon , pėr ta artikuluar revolucionaritetin e vet dhe bėsnikėrinė ndaj kauzės sė proletariaiti ndėrkombėtar. Ekzemplarė tipikė janė fotot e Enverit me Stalinin dhe Fadil Hoxhės mė Josip mė Bronzin. Kur mė nė Fund kanė marrė zemėr dhe e kanė bindur veten pėr madhėshtinė e vet, ka vėrshuar njė lumė i paparė i pagėzieve tė institucioneve  e kooperativave, i organizatave tė pionierėve e i universiteteve, i kantierėve punues e i komisioneve ideologjike, pėr ta socializuar atė bindje edhe te mileti. Dhe kjo ėshtė krejt normale e nė vazhdėn e te njėjtit model qė strihet nė tėrė hapėsiren onomastike bolshevike evropiane ku nuk mund tė ketė tepri dhe inflacion emėrtimesh sepse nuk ekziston ndjenja e masės dhe kufiri qė mund tė ndalė pasionet.

Njė nga specifikat e tejkalimit te kufirit tė masės nė planin omomastik bolshevik shqiptar ėshtė inflacioni i rritur dita ditės gjatė tėrė 45 viteve tė patronimeve karizmatike komuniste nė folklorin dhe tekstet e kėngėve shqiptare.

Nė kohėn e vėrshimit tė pustetit absolut tė idolatrisė bolshevike, shqiptarėt s'kane mundur tė bėjnė asnje ēast jetė individuale 45 vjet mė radhė, kudo qė janė gjendur ata, pėrveē nėse kanė vendosur tė bllokojnė tėrėsisht mekanizmat receptuese tė artit gjė qė nuk mund tė bėhet nė hapėsirėn jetėsore ku ka pasur pushtet partia bolshevike kudo nė Evropė Ata s'kanė mundur tė bėjnė jetė individuale sepse patronimet karizmatike tė onomastikės  bolshevike i kanė pėrcjellė nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend; nė gėzime familjare dhe nė mort, nė rrugė dhe nė shtėpi nė orar tė punės dhe nė uikend, nė shtratin bashkėshortor dhe nė pushim tė lindjes, nė mbledhjet partiake tė mbrėmjėve dhe nė ballot e vona tė rinisė, me njė fjalė kudo qė ata kanė dėgjuar kėngė popullore apo argėtuese. Po ē`ėshtė edhe mė keq ata s'kanė mundur tė bėjnė  jetė tė qetė individuale as kur kanė dalė dorė pėr dore me tė dashurin apo tė dashurėn parqeve tė qytetit ku kanė pasur nevojė tė jenė mė sė shumti vetėm, sepse pranė rrugės apo pranė lulishtes nė fasadat e ndėrtesave tė banimit apo nė kantiere, nė ēerdhe apo nė universitete, kanė ngritur grushtin lart patronimet e Revolucionit tė Tetorit dhe tė gjitha variacionet revoluacionare qė kanė ardhur mė vonė. Krejt ky inflacion idolatrik me fanatizėm ka qenė i dendėsuar brenda kallėpit ideologjik tė kampit socialist dhe qė t'i pėrmbahet  synimit esencial, krijimit tė iluzionit se bota fillon prej nesh e me ne, kanė bėrė restriksionin mė tė vrazhdė tė trashegimisė kombėtare shqiptare. Herė‑herė prijėsit e Revoluionit qė 45 vjet rrjedh nė paqe, tėrthorazi, me rastin e shėnimit tė ndonjė  ngjarijeje tė madhe tė historisė sė mėhershme kombėtare, kanė lėshuar pe nė revolucionaritetin e vet dhe kanė zėnė nė gojė ndonjė ngjarje  apo personalitet dhe kanė lejuar  tė vendoset  ndonjė bust, por kurrė nuk kanė lėshuar pe nė kokėforėsinė e ortodoksiz- min e vet ideologjik, per t'u lėshuar vend proporcional, sepse atėherė do tė shembej synimi kryesor i "botės sė re" sė ēdo gjė fillon prej vitit 1945. Shtatora e Stalinit nė qendėr tė Tiranės dhe firma ė Titos nė fasadėn e ndėrtesės qendrore nė rrugėn kryesore "Marshall Tito" nė Prishtinė janė dy udhėrrefyesit kryesorė qė duhet t'u pėrkujtojnė shqiptarėve ēdo mėngjes se historia e tyre fillon me kėta dy bij im.' tė mėdhenj tė popullit (shqiptar) dhe se ēdo gjė qė ėshtė krijuar  para tyre duhet tė merret me rezervė sepse i takon botės sė vjetėr e tė prapambetur. Nė kėto kushte, shqiptarėt pranojnė deklaratėn vetėvrasėse kulturore tė shpallur me dekret nga rovolucioni qė rrjedh edhe nė paqe, "luftėn kundė shfaqjeve te huaja". Shablloni i ketillė ideologjik qė lind nė kohėn kur populli shqiptar veē ishte zhytur deri nė fyt nė "shfaqjen e huaj" me vetėvrasėse tė historisė sė vet, s'ėshtė kurrgje tjetėr vetėm njė farsė e pėrsėritur mijėra herė nė pakėtim e patetikė tė njėjtė edhe nė vendet e tjera te kampit, e, kishte pėr qėllim mbrojtjen e shfaqjes sė huaj ideologjike tė Azisė nga "Shfaqjet e huaja" estetike tė Evropės sė civilizuar tė cilės, populli shqiptar organikisht e historikisht i takonte me shekuj.

         Nėse popujt e tjerė tė fatiti tė njėjtė tė zhvillimit tė pasluftės socializmi i kish ngadalėsuar ne zhvilimin normal kombėtar, popullin shqiptar cėe ka bIlokuar plotėsisht nė plan shpirtėror. Fati specifik i zhvillimit tė shqiptarėve nė Evrope ku nė prag tė hyrjes nė socializėm kishte shkallėn maksimale tė analfabetizmit dhe pėrgatitej tė themelonte inxtitucionet moderne arsimore, shkencore e kulturore te botės sė qytetėruar, bėri qė shqiptarėt ta pėrjetojnė mė rėndė atė barrė kanonizimi ideologjik pėr tė pasur ndrydhjen e shpirtit shqiptar nė tėrė hapėsirėn jetėsore. Tė tjerėt, kush mė pak e kush mė shumė trashėgonin qendra tė mėdha universitare e akademike, industriale e kulturore sepse kishin pasur rrugė mė te qetė cėe mė tė hapur tė zhvilimit tė mėparshėm andaj edhe mė lehtė do ta bėjnė kapėrcimin nė magjistralen qė e kishin lėshuar pėr njė kohė 45 vjeēare tė aksidentit vėrshues revolucionar.

dhjetor, 1990

Tekstet e prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de  nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni nė Favorite

 
  Service
Hotel/Villė
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomė/Rooms/
Apartments
Autokampė/
  Politika dhe Administratė
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunės
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi pėr punė tė Kuvendit
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe

ne filim