Mirė se vini nė Ulqin                 

ne  filim        www.ulqini.org ėshtė njė nyje informative. Qėllimi i saj ėshtė tė paraqes Ulqinin nė hapsirėn e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon pėr Ulqini, shqiptarėt, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, tė cilat janė tė mundshme tė prezentohen kėtu. Njėkohėsisht sherben kjo nyje pėr komunikim tė shqiptarėve qė jetojnė nė Botė.
 

Hyrja

 

Emripėrdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtė bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogėl
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujėrat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ė Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrės

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekė
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve tė qytetit
  Masmedia
  Qėndra pėr Kulturė
  Aktivitetet
 

9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QĖ EDHE NE TĖ REKLAMOHEMI !!!
 

Gazmend ēitaku

ART klubi Ulqin  Piktor: BILAL NIKEZIQI  Vildana Dervishi  Shaban Osmanaj
Suzana Llolla Qazim Muja Jaho Kollari Dr.Bahri Brisku
Asllan Bisha Hasan Gjonbalaj Senada Veliqi Hajro Ulqinaku
Basri ēapriqi HAFIZ ALI RIZA ULQINAKU MULLA ISUF KRAJA HAFIZ ALI KRAJA
Enver Dragoviqi HAXHI SHABANI Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku Gazmend ēitaku
Ibrahim Berjashi Naim/Sami Flamuri RUDI GOGA NASER HASA
Mr.RIZA REXHA EMIN HALILI MEHMET ALOJA Silver Kordiqi
Fadil Kraja

KOLEKSIONIST DHE ARTIST I FOTOGRAFISĖ

ABETARE pėr fėmijėt e kopshteve
Fotoalbumi i Ulqinit

 Gazmend ēitaku (1970, Skėnderaj, Kosovė), e mbaroi shkollėn e mesme ne Mitrovicė, drejtimi elektroteknik, por passioni i madh pėr fotografinė e shtyri qė te hulumtojė kete lėm jo vetėm pėrmes objektivit tė fotoaparatit, por edhe pėrmes mbledhjes dhe koleksionimit tė fotografive tė vjetra. Pasiqė jeton dhe punon nė Ulqin, ai kėto fotografi edhe ia kushton nė tėrėsi kėtij qyteti historik dhe touristik.Mė 1996, nė bashkėpunim me shtypshkronjėn Comen Grafika nga Mitrovica, publikon i njė seri (9 Iloje) panoramash postale me motive tė ndryshme nga Ulqini dhe ato ‑ per herė te parė nė gjuhėn shqipe. Pasojnė publikime tė fotografive nė gazetat ditore dhe periodikėt e ndryshėm. Nė vjeshtėn e vitit 1998, nė Ulqin, kur ky qytet mikpritės u mbush me tė ikur nga Kosova e ndezur nė luftė, Gazmendi bashkė me Illir Capunin, e themelojnė asociationin Dulcignopress dhe gezetėn Kronika. Gazmendi nė asociacion ishte kryetar, kurse nė Kronikė ishte zėvendėskryeredaktor. Gjithashtu kryente punėt e dizajnit dhe tė fotografisė. Ne kuadėr tė Dulcignopress‑it (me 1999) formohet edhe edicioni i librit dhe Gazmendi profilohet mė tepėr nė kėtė drejtim. Ka bėrė realizimin teknik dhe i ka disenjuar kopertinat e nja 40 librave. Qė nga viti 2000 ėshtė anėtar i Qendres Mediterane tė Fotografisė. Aktualisht ėshtė redaktor teknik i revistės Dija, organ i Bashkimit tė Krijuesve Shqiptarė nė Mal tė Zi dhe i revistės Buzuku (Ulqin).
Nė prill tė vitit 2002, nė Ulqin G. Citaku e hap ekspozitėn e parė personale tė fotografisė, tė titulluar Ulqini dje dhe sot. Kjo ekspozitė ka shkaktuar bujė tė madhe nė qytet dhe nuk mbahet nė mend qė aq shumė vizitorė ndonjėherė tė kenė vizituar ndonjė ngjarje kulturore sa kėtė ekspozitė. Interesimi i madh pėr kėto fotografi autorin e bėri qė tė pergatisė edhe njė ekspozitė tjetėr, tė quajtur Detaria e Ulqinit nė fotografi. Pėr herė tė parė bėhen publike fotografi e faksimile tė dokumenteve tė moēme, tė panjohura, tė traditės detare tė uIqinakėve. Si rezultat i kėtyre dy ekspozitave lindi ky libėr Fotoalbum i Ulqinit, i cili pėrmban 87 fotografi dhe dokumente, qė ėshtė njė botim, tash per tash i vetmi i kėtij lloji ne trevat tona.
         Gazmend ēitaku planifikon tė botojė fotoalbume tė
cilėt do tė kenėvlerė jo vetėm pėr Ulqinin, por edhe pėr tėrė kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi..
      Hajro Ulqinaku

Intervistė me fotografin Gazmend Ēitaku
Ulqini e ka traditė fotografinė

Koha javore: Z. Ēitaku, opinioni Ju njeh nė radhė tė parė si fotograf, por Ju merreni njėkohėsisht edhe me shumė fusha tė tjera tė artit dhe kulturės. Pse ky interesim i juaji pėr tzu marrė me tė gjitha kėto veprimtari?
G. Ēitaku: Ne shqiptarėt nė Mal tė Zi, e veēanėrisht nė Ulqin, kemi zbrazėtira shumė tė mėdha nė fushėn e arsimit, kulturės, shkencės, etj. Prandaj ekziston njė hapėsirė shumė e madhe manovruese nė ēdo fushė dhe kemi mjaft raste ku punėt tė cilat do tė duhej tzi kryenin pėr shembull institucionet dhe grupet e formuara prej njerėzve kompetentė, i kryejnė individėt tė cilėt me vetė sakrificėn e tyre, ndoshta duke lėnė keq edhe familjet e veta, arrijnė njė lloj rezultati, njė satisfaksion mė tepėr shpirtėror sesa ndonjė satisfaksion tjetėr.
Koha javore: Ju keni botuar librin me fotografi “Fotoalbumi i Ulqinit”, i cili e prezanton Ulqinin pėrmes fotografive tė vjetra. Si lindi ideja pėr realizimin e kėtij libri?
G. Ēitaku:
Unė merrem me fotografi qė njė kohė tė gjatė dhe duke bėrė eksplorimin e fushės apo artit tė fotografisė kam arritur nė njė stad ku kam filluar tė merrem dhe tė bėhem edhe koleksionist i fotografisė.
Me koleksionimin e fotografive tė vjetra kam filluar tė merrem sidomos pas fillimit tė punės nė revistėn “Kronika”, e cila pėr fat tė keq tani nuk del mė. Nė kėtė revistė ne hapėm njė rubrikė pėr fotografinė e vjetėr ku kėrkonim nga bashkėqytetarėt qė tė na ofronin fotografi apo dokumente qė kishin tė bėnin me Ulqinin, historinė e kėtij vendi, etj.
Mirėpo si ēdo punė edhe kjo ka vėshtirėsi sepse njerėzit janė tė ngurrtė dhe duhet tzi lusėsh pėr bashkėpunim. Me shkrimtarin Hajro Ulqinaku vendosėm tė hapim njė rubrikė ku do tė bėnim prezantimin e kapedanėve ulqinakė e pastaj tė vazhdonim me peshkatarėt, me njerėz tė thjeshtė tė cilėt falė moshės sė tyre ishin si tė them arkiva tė ngjarjeve historike tė cilat kishin ndodhur nė tė kaluarėn e Ulqinit. Dhe gjatė vizitės sė kėtyre njerėzve filluan tė shpalosen dokumentacione tė ndryshme, fotografi tė ndryshme, tė cilat i merrnim, i skenoja dhe tė padėmtuara ua ktheja pronarėve tė tyre. Nė kėtė mėnyrė fondi i fotografive tė mia filloi tė pasurohet me kėto fotografi tė vjetra. Arkivi apo fondi i fotografive filloi tė rritej dhe unė nuk do tė bėja asgjė sikur tzi mbaja ato tė mbyllura pėrsėri nė kompjuterin apo nė arkivin tim, prandaj vendosa qė tė bėj publikimin e kėtyre fotografive. Si rezultat u realizua ekspozita e parė e fotografive me titullin “Ulqini dje dhe sot” nė vitin 2002, ku pėr herė tė parė opinionit tė Ulqinit iu prezantuan njė numėr i konsiderueshėm i fotografive.
Vetėm gjashtė muaj mė pas realizova njė ekspozitė tė dytė tė fotografive dokumentare e cila kishte si temė detin dhe pėr herė tė parė mund tė them me plot gojė qė ulqinakėt mbeten tė befasuar me fotografitė e kapedanėve, matrikullat e tyre, diplomat, dokumentet e ndryshme tė cilat tregonin pėr traditėn e lavdishme detare.
Si rezultat i kėtyre dy ekspozitave lindi edhe libri “Fotoalbumi i Ulqinit”, i cili i pėrmblodhi fotografitė nga kėto dy ekspozita. Libri ėshtė mirėpritur nė Ulqin, por po ashtu e kanė vlerėsuar lart edhe nė Kosovė dhe Shqipėri kritikėt e artit dhe fotografėt e njohur. Si rezultat i tė gjitha kėtyre kritikave por edhe interesimit ėshtė realizuar edhe njė emision rreth 45 minutash nga Televizioni “Top Channel” me mua lidhur me librin “Fotoalbumi i Ulqinit”.
Koha javore: Sa i kanė ruajtur ulqinakėt dhe sa kujdes u kanė kushtuar fotografive tė vjetra? A e keni vazhduar rrugėn e grumbullimit tė fotografive tė vjetra dhe a mund tė presim nė tė ardhmen ndonjė fotoalbum tė ri me fotografi tė tjera?
G. Ēitaku: Ulqini e ka traditė fotografinė. Arkivat private janė jashtėzakonisht tė pasura, mirėpo pronarėt e tyre janė pak tė ngurtė dhe duhet tė luten qė ti hapin ato.
Unė kam arritur qė pėrveē pjesės sė parė tė “Fotoalbumi”-t tė grumbulloj edhe njė pjesė tė konsiderueshme tė fotografive tė cilat do tzi botoj shumė shpejt si njė vazhdim i “Fotoalbumi”-t tė parė. Edhe ky libėr do tė jetė i tipit dhe formatit tė njėjtė, me numėr tė njėjtė faqesh, vetėm qė fotografitė do tė jenė tė papara deri tani. Kėto fotografi i kam grumbulluar me shumė mund duke vizituar arkivat e ndryshėm, si atė shtetėror nė Tiranė, pastaj Shkodėr, Dubrovnik, Cetinė, arkivat private nė Ulqin dhe kam njė numėr tė konsiderueshėm tė fotografive tė cilat i kam siguruar nga vendet e ndryshme si Kroacia, Anglia, Franca, etj. Kėto fotografi nga jashtė nuk mzi kanė dhuruar, por ėshtė dashur qė tė ndajė njė pjesė tė konsiderueshme tė mjeteve materiale qė ti kem nė dorė. Mirėpo besoj qė ia kam arritur qėllimit dhe shumė shpejt do tė dalė nė dritė fotoalbumi i dytė. Puna rreth tij pothuajse tashmė ka kryer, vetėm sa duhet faqosur dhe tė ēohet nė shtyp.
Koha javore: Ju keni realizuar edhe njė film dokumentar mbi Servantesin. Cili ka qenė motivi qė iu ka shtyer pėr tzu marrė me kėtė figurė tė njohur?
G. Ēitaku: Filmi pėr Servantesin ka lindur spontanisht. Ai u realizuan nė vitin qė UNESCO-ja e kishte shpallur si viti i Servantesit dhe falė njė legjende e cila thonte se Servantesi kishte qenė nė Ulqin. Duke u nisur nga kjo, unė iu pėrvesha punės dhe fillova tė bėj disa hulumtime pėr realizimin e njė filmi dokumentar pėr tė dėshmuar nėse Servantesi ka qenė apo jo i zėnė rob dhe e ka vuajtur apo jo dėnimin nė burgun e Ulqinit.
Filmi dokumentar ėshtė njė film amator, mirėpo edhe ai ėshtė vlerėsuar shumė mirė. Ai aktualisht ėshtė pronė e RTK-sė e cila e ka blerė materialin dhe kohė pas kohe e transmeton atė.
Pra ideja ka qenė qė pėrmes njė figure shumė tė njohur botėrore tė bėhet edhe prezantimi i Ulqinit, qė njė figurė e tillė tė shfrytėzohet si nga aspekti historik, po ashtu edhe turistik sepse jemi dėshmitarė qė vendet e tjera madje edhe i imagjinojnė ngjarjet historike, ndėrsa ne i kemi disa dhe nuk i shfrytėzojmė ato. Kėshtu qė filmi ėshtė mė tepėr i karakterit propagandistik - turistik.
Koha javore: Para do kohe nėn autorisėnė Tuaj ka dalė nė dritė “Abetarja pėr fėmijėt e kopshteve”. Ēfarė iu shėrbeu si nxitje pėr botimin e saj?
G. Ēitaku: Jemi dėshmitarė se ne shqiptarėt nė Mal tė Zi kemi mangėsi shumė tė mėdha sa i pėrket teksteve mėsimore.
Djali im i cili sivjet shkon nė klasėn e parė, vitin e kaluar ishte nė parashkollore. Kur i sollėn librat qė i kishim porositur, pėr befasinė e tė gjithė prindėrve ato ishin nė gjuhėn serbe tė ardhura nga Novi Sadi dhe me shkrimin qirilik. Pra fėmija im po vendoste kontaktin e parė nė shkollė nė gjuhėn serbe dhe shkrimin qirilik. Kjo mė shėrbeu si nxitje, pra pak inati e pak ideja ime, pėr tzu nisur rrugės sė botimit tė njė abetareje pėr fėmijėt parashkollorė nė gjuhėn shqipe. Kontaktova mikun tim nė Tiranė, Arjan Lekėn, i cili ėshtė drejtor i Shtėpisė Botuese “Ideart”, shkrimtarin Hajro Ulqinaku dhe mėsuesen nga Ulqini, Florinda Basha. Pas njė pune tetė muajshe doli “Abetarja pėr fėmijėt e kopshteve”, shtypjen e sė cilės e ka financuar Komuna e Ulqinit nė kuadėr tė konkursit pėr financimin e organizatave joqeveritare. Kjo ishte edhe arsyeja qė vendosa qė abetaren tzua fali fėmijėve dhe besoj se ajo tashmė ka arritur nė dorėn e ēdo vogėliushi shqiptar nė territorin e Malit tė Zi.
Abetarja ėshtė njė ilustrim aplikativ ku fėmija pėrmes lojės, duke luajtur dhe duke ngjyrosur, mund tzi mėsojė shkronjat.
E njėjta abetare duhet tė dalė nė tregun e Shqipėrisė, me disa ndryshime shumė tė vogla, ku autorėsia do tė jetė e imja.
Koha javore: Me ēfarė jeni duke u marrė aktualisht dhe cilat janė planet Tuaja pėr tė ardhmen?
G. Ēitaku: Nė tė ardhmen kam shumėēka pėr tė punuar, mirėpo momentalisht jam duke punuar pjesėn e dytė tė “Fotoalbumi”-t dhe jam duke punuar pėr fėmijėt e kopshteve ilustrimin aplikativ “Tė mėsojmė numrat”. Edhe kėtė libėr vogėlushėt tanė do ta kenė shumė shpejt nė dorė. Kėto janė dy projekte nė tė cilat jam duke punuar momentalisht.
Bisedoi: I. Kallaba
Koha Javore



ABETARE pėr fėmijėt e kopshteve


Nė Ulqin eksistojn jo vetėm 2500 libra por edhe 2500 filma dokumentarė tė paxhiruar, 2500 fotografi e miliona dokumente tė pa hulumtuara kalben, myken, shkatėrrohen e harrohen nėpėr arhiva shtetėrore, e private cilat pa durim presin tė shofin driten e publikimt. Na ordh nji mik nga Kosova Gazmend ēitaku cili na hapi syt me punimet e tija pėr bukuriat e Ulqinit tė cilėt kanė vlerė jo vetėm pėr Ulqinin, por edhe pėr tėrė kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi me Fotoalbumin e Ulqiniti cili pėrmban 87 fotografi dhe dokumente, qė ėshtė njė botim, tash per tash i vetmi i kėtij lloji ne trevat tona, ku padurim presim publikim e dyt tė Librit.
 

 me lejen e autorit shgarkoni ne pdf nji pjes te librit
 ISBN 978-86-908715-5-1
COBISS.CG-ID 12875280

 

 

Tekstet e prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de  nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni nė Favorite

 
  Service
Hotel/Villė
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomė/Rooms/
Apartments
Autokampė/
  Politika dhe Administratė
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunės
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi pėr punė tė Kuvendit
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe

ne filim