Mirė se vini nė Ulqin                 

ne filim         www.ulqini.org ėshtė njė nyje informative. Qėllimi i saj ėshtė tė paraqes Ulqinin nė hapsirėn e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon pėr Ulqini, shqiptarėt, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, tė cilat janė tė mundshme tė prezentohen kėtu. Njėkohėsisht sherben kjo nyje pėr komunikim tė shqiptarėve qė jetojnė nė Botė.
 

Hyrja

 

Emripėrdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtė bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogėl
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujėrat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ė Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrės

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekė
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve tė qytetit
  Masmedia
  Qėndra pėr Kulturė
  Aktivitetet
 

9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QĖ EDHE NE TĖ REKLAMOHEMI !!!
 

Prof.Dr.Ruzhdi Ushaku

ART klubi Ulqin  Piktor: BILAL NIKEZIQI  Vildana Dervishi  Shaban Osmanaj
Suzana Llolla Qazim Muja Jaho Kollari Dr.Bahri Brisku
Asllan Bisha Hasan Gjonbalaj Senada Veliqi Hajro Ulqinaku
Basri ēapriqi HAFIZ ALI RIZA ULQINAKU MULLA ISUF KRAJA HAFIZ ALI KRAJA
Enver Dragoviqi HAXHI SHABANI Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku Gazmend ēitaku
Ibrahim Berjashi Naim/Sami Flamuri RUDI GOGA NASER HASA
Mr.RIZA REXHA EMIN HALILI MEHMET ALOJA Silver Kordiqi
Fadil Kraja

Kush eshte Ruzhdi Ushaku ?

U lind ne Ulqin me 1938. Rrjedh prej nje familje detare-peshkatare, gjurmet e se ciles shpiejne deri te nje dokument osman nga shek.XIX , nje fotokopje gjendet ne biblioteken e Ulqinit, ku permendet gjyshi i tij , Jusuf Ushaku, si deshmitar dhe anetar i Parise se Ulqinit.

Parardhesit e tij te larget , arberesh te Greqise, mbanin mbiemrin e pare Moreja...
Ka marre pjese ne shume kongrese dhe simpoziume brenda dhe jasht vendit. Punimet e tija jane botuar ne disa gjuhe boterore: frengjisht, italisht dhe ne revista shekncore ne Kroaci.

Pervec 50 Studimeve shkencore ka botuar ne mes te tjerash keto libra nga fusha e linguistike dhe filologjise komparative: Kerkime fiolologjike , Frazat hipotetike ne frengjisten moderne dhe letersine e sotme frenge si dhe Paralelet te ligjerimit poetik. Ka perkthyer nga latinishtja, frengjishtja, italishtja. Pervec ketyre gjuheve zotron serbokroatishten dhe spanjollishten.
Rezultatet e tija nga fusha e gjuhesise , filologjise krahasuese, jane mirepritur nga opinioni shkencor ne vend dhe jashte. Prej studimeve te tij dallohen vecanrisht ato me tematike krahasuese nga detaria, mitologjia shqiptare ballkanike e me gjere, ato nga sintaksa frenge, nga fusha kontrastive e teksteve poetike frenge me perkthim gjegjes ne shqipe, pastaj studime nga romani Florimon me syzhe shqiptar - ballkanik , shkruar ne gjuhen e vjeter frenge ne vitin 1188, studimet mbi togefjaleshin BURRI I DHEUT, etj. Qe nga vitin 71 eshte profesor ne Fakultetin Filogjik te Prishtines. Ne vitin 1985 fiton titullin Profesor ordinar. Ne mbrojtjen e doktoratures ka fituar titullin, Doktor i shkencave lingustike, CUM LAUDATIO.

Shkollėn fillore e kreu nė Ulqin (1950), kurse normalen (1957) nė Prishtinė. Nė vitin 1964 diplomoi nė degėn e romanistikės (Gjuhė dhe letėrsi frėnge), nė Fakultetin Filozofik tė Sarajevės. Fillimisht punoi nė vendlindje, mandej nė gjimnazin e Gjilanit, pastaj asistent nė Seksionin e Historisė sė Kulturės Kombėtare nė Insititutin Albanologjik tė Prishtinės. Mė vonė punoi, nė fillim, bashkėpunėtor i jashtėm i Fakultetit Filozofik tė Prishtinės (1969/1970), ku ka ligjėruar gjuhėn latine, kurse prej vitit 1971 mėsimdhėnės i gjuhės frėnge nė Degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Frėnge nė Fakultetin Filozofik (tash Filologjik), ku gjendet edhe sot. Nė vitin 1972 nė Seksionin e Romanisitikės tė Fakultetit tė Filologjisė tė Beogradit mbron temėn e magjistraturės “Shprehjet idiomatike nė tekstet bashkėkohore serbokroate pėr gjuhėn frėnge”. Po nė kėt fakultet nė vitin 1979 mbron tezėn e doktoranturės “Fjalitė hipotetike me SI nė gjuhėn frėnge”.
Ruzhdi Ushaku me veprimtari shkencore ka filluar tė merret nė fillim tė viteve gjashtėdhjeta tė shekullit tė shkuar. Pėr qėllime studimore shkencore ka qėndruar mė sė shumti nė Francė, pastaj nė Itali, Shqipėri, Gjermani, nė ish-republikat e Jugosllavisė etj. Ka mbajtur ligjėrata, kumtesa apo paraqitur me rezultatet shkencore nė kongrese, simpoziume e tubime tė ndryshme shkencore me karakter vendor e ndėrkombėtar si nė Prishtinė, Tiranė, Shkodėr, Ulqin, Sarajevė, Zagreb, Lubjanė Helsinki etj. Ka botuar nė revista shqiptare dhe tė huaja, si: Gjurmime albanologjike, Onomastika Jugoslavica, Studia albanica, Fjala, Enciklopedija Jugoslavije, Jehona, Gjuha shqipe, Buletini i Fakultetit Filologjik etj. Nė kohė tė fundit ka pėrkthyer nga frėngjishtja nė shqip veprėn “Le Prophete de I’Islam nga autori Muhammad Hamidullah. R. Ushaku disa herė ka qenė mentor, apo anėtar komisioni pėr kandidatė tė shkencave, apo doktorė nė vend apo jashtė tij.
Qendres per Kulture te Ulqinit, dhe Fondacionit “Lika” ne Ulqin u kreemtua 65 vjetori i lindjes se Prof.dr. Ruzhdi Ushakut dhe 40 vjetori i punes se tij krijuese. Ne kete tubim festiv e shkencor, ne te cilin moren pjese autoritete te njohura shqiptare nga Mali i Zi ; Shqiperia dhe Kosova, bashkeqytetaret e nderuan profesorin e tyre te shquar, Ruzhdi Ushakun, autor i shume punimeve shkencore dhe librave me vlere jashtezakonisht te madhe per filologjine dhe per shkencen shqiptare ne pergjithesi. Drejtori i Qendres per Kulture te Ulqinit Muhamet Nika, ne fjalen pershendetese tha se ky manifestim per Ulqinin eshte kryesori per kete fundvit dhe shtoi se veprimtaria shkencore e prof.dr. Ruzhdi Ushakut eshte feste e perbashket pasi ai beri realitet thenien se shqiptaret jane autokton ne vendin e vet. Referuesi i pare prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, drejtor i Departamentit te Gjuhes Shqipe, Universiteti i Tiranes , u ndal ne disa segmente te veprimtarise se prof.dr. Ruzhdi Ushakut. Ai foli per formimin e shendoshe filologjik te dr. Ushakut , per njohjen e tij te shume gjuheve te huaja, per studimet dhe kerkimet e tij qe kane ne themnel Ulqinin e pasurite e tij onomastike, leksiko-frazeologjike , te folklorit etj. , si edhe per ndihmesen e tij ne fushen e onomastikes dhe te etnolinguistikes shqiptare. Magjister Basri Ēapriqi ne fjalen e tij per profesor Ruzhdi Ushakun tha se me studimet e tij ka arritur te sfidoje dhe te permbyse paragjykimet dhe nihilizmin tendecioz te fqinjeve si dhe ka arritur te tejkaloje emocionet e shkences shqiptare ne te gjykuarit per fenomene te ndijshme kombetare dhe shtoi se eshte e veshtire te te mendohet sot gjuhesia shqiptare dhe balkanistika pa rezultatet tejet me peshe te Ruzhdi Ushakut. Me pastaj te pranishmit i pershendeti vete prof.dr. Ruzhdi Ushaku, i cili ne kete mbremje u propozua per qytetar nderi i Komunes se Ulqinit, propozim ky qe per here te pare i behet ndonje krijuesi shqiptare ne Mal te Zi.
Dijetar me formim tė gjerė filologjik
Dr. Ruzhdi Ushaku shquhet nė brezin tonė, si tė thuash pas-ēabeian, pėr formimin e tij tė shėndoshė filologjjik dhe pėr njohjen e mirė tė shumė gjuhėve tė huaja: do tė mjaftonte tė thoshim se ai ka qenė pėr kohė tė gjatė mėsimdhėnės i frėngjishtes, i latinishtes dhe ka kaluar nė Francė periudha tė gjata kohe pėr specializim e pėrvojė shkencore, por duhet tė themi se ai njeh dhe ka ushtruar bukur gjatė e me dobi edhe italishten, pėr tė mos pėr-mendur gjuhėt sllave e posaēėrisht serbo-kroatishten
 Ndėrkaq, ai zotėron nė nivel tė lakmueshėm edhe gjermanishten e anglishten, ēka duket qoftė nė letėrsinė shkencore qė ai ka shfry-tėzuar nė ato gjuhė, qoftė edhe nė zotėsinė e tė shkruarit e tė shpre-hurit nė to tė shkurtoreve (rezy-meve) po edhe tė artikujve a kumtesave tė plota. Por, ajo qė na intereson ta vėmė re mė kėtė rast ėshtė se, njohja e kaq shumė gjuhėve tė huaja, pėr R. Ushakun nuk pėrbėn njė stoli. Ai i ka pėr-dorur ato si mjete tė vlefshme nė kėrkimet e tij shkencore tė shumė-nduershme: albanologjike, etnolinguistike dhe etnofol-klorike, nė ravijėzimet historike e kulturore tė pėrgjithshme dhe nė esetė e shkrimet e tij mė tė veēanta e tė shumėnduershme.Pėr kėtė na dėshmon erudicioni i tij vėretet i gjerė si dhe bibliografia aq e shtrirė dhe e shumėnduershme qė ai shfrytėzon, pėrmend dhe citon me fryt nė studimet e tij. Shprehim bindjen e plotė se shkrimet e dr. Ruzhdi Ushakut karakterizohen nga prurje aq tė shumta e tė ndryshme, saqė tė pohojmė pa droje se ai “noton” mė thellė e mė gjerė se kushdo tjetėr nė literaturėn albanologjike nė gjuhė tė huaja.
Prof.dr. Ruzhdi Ushaku ėshtė prodhimtar i pėrkushtuar ndaj temave me rėndėsi shkencore albanalogjike e kombėtare shqiptare. Ai ėshtė i mirėnjohur nė qarqet shkencore albanologjike, si autor i njė vargu studimesh me rėndėsi tė botuara nė revista shkencore tė rendėsishme albanologjike nė gjuhėn shqipe qė dalin nė Prishtinė, nė Tiranė, nė Shkup, si dhe nė pėrmbledhje studimesh shkencore, nė akte kon-gresesh e konferencash kombėtare e ndėrkombėtare dhe nė libra tė veēantė mono-grafikė. Nė librat dhe stu-dimet e prof.dr. Ushakut, nė mėnyrė sistematike e tė pandėrprerė, qysh prej fillimeve tė veprimtarisė sė tij hulumtuese shkencore, Ulqini dhe rrethinat e tij, kanė qenė mjedisi mė i parapėlqyer pėr hetime, prej nga ka marrė pėr shqyrtim onomastikėn, folklorin, fjalėt e urta, mitet e men-dėsinė e moēme, si dhe shumėēka tjetėr qė nden gurra popullore e atij visi tė pashoq pėr nga bukuria, po edhe aq tė vlefshėm e tė plleshėm pėr historinė, gjuhėn dhe kulturėn kombėtare shqiptare. Ashtu si Anteu mitik, ai ėshtė i lidhur pėr-jetėsisht me vendlindjen e tij tė dashur, me Ulqinin. Mund tė themi se Ulqini, ulqinakėt, deti i bukur dhe fryma e tij e shėndetshme kanė qenė e mbeten gjithmonė nė mendjen, nė zemrėn dhe nė veprimtarinė shkencore tė Ruzhdiut .Me punėn e tij shumėvjeēare shkencore, ai dha ndihmesė tė madhe edhe nė fusha tė tjera, mbi tė gjitha nė fushėn e ono-mastikės dhe tė etnolinguistikės.

Fund

PROCESI KRIJUES I PROFESOR RUZHDI USHAKUT
Prof. As. Dr. Begzad BALIU
 Universiteti i Prishtines

Bibliografia shkencore e Profesor dr. Ruzhdi Ushakut, “Pėrmbyllje”, nė Veprimtaria shkencore e Profesor Dr. Ruzhdi Ushakut (Konceptuar nga Profesor dr. Jup Kastrati pėr traktatin “Histori e albanologjisė”  III. 2, mbėshtetur nė materialet shkencore dhe arkivore tė Profesor dr. Ruzhdi Ushakut), Fondacioni LIKA, Ulqin, 2003, f. 109-113.
 

Nė jetėn e njė studiuesi ėshtė vėshtirė tė gjenden tė ndėrlidhura kaq fuqishėm shke­ncė­risht jeta, vendlindja dhe vepra e tij, si ajo e Profesor Ruzhdi Ushakut. Jeta e tij (qė njėkohėsisht bart nė ndėrdije historinė fami­lja­re), vendlindja e tij (e cila nėnkupton menjėherė truallin shumėshtresor tė kėrkimit material e shpirtėror) dhe vepra (e cila ndėrtohet gjithnjė mbi pėrvojėn e arritjeve mė tė reja teorike bashkėkohore), paraqesin trinomin jetėsor, kulturor dhe shkencor tė tij.
Prej kujtimeve tė tij mund tė mėsohet se Profesor Ruzhdi Ushaku vjen nga njė mjedis, tė cilin e ka pėrcjellė ai fat i keq qė pėrcolli pėrgjithėsisht familjet shqiptare nėpėr histori. Jeta buzė detit sikur e ka pėrcaktuar edhe fatin e tij: jo mbi tokė, por mbi valė. Mbi ato valė qė shpesh i trazojnė moti dhe stinėt. Tallazet, qė me pėrvojė tė hidhur historike, pėr njė kohė tė gjatė e pėrcollėn popullin shqiptar, e kanė tundur nga njėri liman shpėtimi nė tjetrin edhe fėmijėrinė, rininė edhe pjekurinė e tij.
Nė kėtė rrjedhė historike nuk ėshtė e vėshtirė tė shihet se si Profesor Ruzhdi Ushaku ka bartur disa pėrvoja tė largėta dhe tė afėrta edhe nė ndėrdijėn e tij, ashtu sikur familja e tij ka bartur me vete mbiemrin (Ushaku) e atij vendbanimi tė largėt, nga Turqia nė Ulqin, njė veēori kjo e traditės kombėtare, e cila na bėn tė besojmė se do ta ketė bartur edhe mbiemrin e parė (Moreja) nga Greqia nė Turqi. Nxėnėsit, studentėt dhe kolegėt e tij nuk e kanė pasur vėshtirė tė kuptojnė se si Profesor Ruzhdi Ushaku i ka kaluar tallazet e jetės nė skaje tė trojeve etnike shqiptare, rrethuar nga mitet mė tė thella dhe mė tė turbullta tė kryqėzimeve ballkanike dhe mesdhetare; se si e ka ndėrtuar pėrvojėn e tij shkollore, universitare dhe shkencore: si nxėnės, mėsues e profesor gjimnazi e universiteti, si studiues i pėrkushtuar nė vende tė ndryshme tė trevave shqiptare dhe nė qytete krejtėsisht tė huaja pėr tė dhe botėn e tij materiale dhe shpirtėrore etj.
Duke mėsuar prej pėrvojės historike tė popullit tė tij, duke njohur rezultatet mė tė reja shkencore tė kohės sė tij, duke punuar nė rrethe tė ndryshme qytetare, kombėtare e kulturore, Profesor Ruzhdi Ushaku, mėsoi dhe njohu mirė kulturėn shqiptare, kulturėn ballkanike, kulturėn mesdhetare, nė veēanti kulturėn franceze, kulturėn europiane dhe qytetėrimin bashkėkohor nė pėrgjithėsi. Nė tė vėrtetė, duke qenė i pėrkushtuar ndaj historisė, filologjisė dhe studimeve kompa­rative, pėrgji­thė­sisht tė metodės diakronike, Profesor Ruzhdi Ushaku ka njohur dhe ka bėrė sinteza tė gjera e tė veēanta tė kulturės sė mesjetės dhe kulturės sė antikitetit.
Thellėsitė kulturore tė tij, Profesor Ruzhdi Ushaku i paraqet pėrmes formave tė tjera letrare: eseistike, estetike, gjuhėsore etj. Mendimet e tij pėr historinė, bashkėkohė­sinė, madje edhe mbi marrėdhėniet ndėrkulturore tė kulturave nacionale tė Europės Juglindore, Profesor Ushaku i ka paraqitur edhe pėrmes eseve, reportazheve tė veēanta, pėrsiatjeve letrare e shkencore, pėrkthimeve, polemikave, etj. Kėshtu, kulturėn e tij tė hulumtuesit e studiuesit e trajton mbėshtetur nė forma tė ndryshme tė dijes dhe tė metodave kulturore e shkencore, kur nė interes tė zgjerimit tė receptuesve tė tij, tė cilėt studimet e tij i kanė lexuar si pėrjetim estetik, kur nė interes tė thellimit tė rezultateve shkencore tė tij, tė cilat natyrshėm kanė pasur rreth mė tė kufizuar lexuesish nė gjuhėn shqipe, por numėr mė tė madh lexuesish tė specializuar nė gjuhė tė huaja.
Ndonėse jetėn e qytetarit pėrgjithėsisht e bėri nė Prishtinė, rezultatet shkencore tė tij ishin tė pėrcaktuara nga trashėgimia e vendlindjes sė tij, Ulqini me rrethinė.
Veprėn shkencore tė tij e begaton njė arkiv i madh dhe i pashtershėm i trashėgimisė materiale dhe shpirtėrore qė vjen nga ajo anė. Ėshtė e kuptueshme, prandaj, pse jo njėherė ėshtė thėnė se vepra e tij ka plotėsuar njė zbrazėti tė konsiderueshme nė studimet albanologjike, shpesh me theks polemizues nė gjuhėsinė ballkanike dhe europiane. Duke i pasur tė njohura rezultatet e deritashme dhe duke i mbė­shtetur kėrkimet e reja mbi baza teorike tė shkollave dhe tė metodave bashkėkohore, duke pėrdorur njė terminologji dhe njė stil tė nivelit tė lartė shkencor, duke i bėrė kėrkimet nė disa fusha e disiplina me metoda diakronike dhe sinkronike, pavarėsisht nga interesi i kėrkimit, Profesor Ruzhdi Ushaku ka diktuar disa pėrfundime largvajtėse nė studimet, madje jo vetėm albanologjike.
Fushat e kėrkimit tė tij janė tė shumta, sado qė ato i bashkon njė nyjė e fortė ndėrlidhjeje e kėrkimit, shtresimit dhe sintezės: nė filologji, nė etnolonguistikė, leksikografi, terminologji, morfologji, sintaksė, etimologji, nė onomastikė (toponimi e antroponimi) etj. Ku mė shumė e ku mė pak, nė studimet e tij sintetizuese, inventarizuese e problematizuese, Ruzhdi Ushaku solli mendime tė reja, metodėn e kėrkimit dhe vlerėsimin vetjak pėr shumė probleme tė albano­logjisė, ilirologjisė, ballkano­lo­gjisė, romanistikės dhe indoeuropeistikės, qė pėr njė kohė tė gjatė janė mbajtur pezull apo janė konsideruar si sprova tė mbyllura.
Veprėn shkencore dhe kulturologjike tė tij e karakterizon edhe dhuntia e krijuesit qė nė vend tė pėrjetimit tė historisė si letėrsi, pėrmes imagjinatės sė pasur krijuese ia ka arritur ta pėrjetėsojė estetikisht dhe t’i rindėrtojė gjuhė­si­sht disa nga vlerat arkeologjike tė trashėgimisė sonė nė arealin e gjeografisė kombėtare.
Sikur mund tė shihet prej numrit tė madh tė recensioneve tė botuara dhe prej atyre nė dorėshkrim, prej numrit tė rėndėsishėm tė referuesve dhe, mė nė fund, prej autorėve qė i janė referuar veprave nė tė cilat ėshtė cituar, interesimet e studiuesve pėr Profesor Ruzhdi Ushakun dhe pėr veprėn e tij kanė qenė tė pėrhershme nė rrethe tė ndryshme shkencore e kulturore. Ato janė shkruar nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhė tė huaja, ato janė diskutuar nė rrethe tė ngushta akademike dhe nė aktivitete tė hapura krijuesish.
Mė shumė se fragmentet e zgjedhura tė komentimit tė veprės sė tij, bibliografia e plotė e saj besoj tė krijojė njė pasqyrė tė plotė dhe tė qartė tė pėrpjekjeve tė tij pėr t’i dhėnė albanologjisė, nė veēanti dhe filologjisė nė pėrgjithėsi, dimensionet e kohės sonė.
Profesor Ruzhdi Ushaku padyshim qėndron personalitet shkencor i gjysmės sė dytė tė shekullit njėzet, i cili shėnon rezultate tė veēanta nė fushė tė filologjisė. Vepra e tij e deritashme ėshtė tėrėsi pikėpamjesh me rrezatime tė gjera krijuese, thelluese dhe pėrgjithėsuese. Ajo ėshtė vlerėsuar njė kohė tė gjatė nga studiues shqiptarė dhe tė huaj, prandaj edhe kėtė vepėr, qė sheh dritėn me rastin e 65-vjetorit tė lindjes, duhet kuptuar si vazhdim i vlerėsimeve tė veprės sė tij brenda gjuhėsisė shqiptare dhe filologjisė nė pėrgjithėsi.
Prishtinė, nėntor 2003


 

 

Autoktonia bregdetare e shqiptarėve nė pėrmasat e vėshtrimit etnolinguistik te Eqrem Ēabejt

Nga Ruzhdi Ushaku 

 

  

 Nė veprėn e tij madhore filologjike-gjuhėsore, tė gjerė pėr nga fushat e vrojtimit, tė ngjeshur dhe tė thellė pėrnga kriteret e stu­dimit, ku spikatet metodologjia mė e avancuar e punės shke­n­co­re me qasje multidisciplinare, mprehtėsia e analizės dhe ak­ri­bia e sintezės, objektiviteti dhe maturia e mendimit shkencor, Eq­rem Ēabej iu soll edhe ēėshtjes sė terminologjisė dhe mo­ti­ve­ve detare shqiptare, gjithsesi nė shėrbim tė sė vėrtetės shkencore tė mbėshtetur nė forcėn e argumentit dhe nė tė mirė tė auto­k­to­ni­sė sė shqiptarėve nė Bregdetin Adriatik.

 Nuk do mend se kėshtu ai kreu misionin e tij prej stu­diue­si e shkencėtari pėr njė ēėshtje tė caktuar nė kohėn e caktuar, dhe njėherazi hapi shteg tė rėndėsishėm pėr kėrkime e studime tė mėtutjeshme mė tė plota dhe tė veēanta nga kjo fushė.

 Shqyrtimet etnolinguistike tė E. Ēabejt nga fusha e de­ta­ri­sė u pėrqendruan, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe tė veēantė, nė pėrmasat e terminologjisė detare tė shqipes dhe, nė mėnyrė tė tėrthortė dhe tė pjesėrishme, nė disa motive me karakter detar nė trashėgiminė folklorike tė shqiptarėve.

 Ēėshtjen e terminologjisė detare tė shqipes E. Ēabej e in­kua­droi drejtpėrdrejtė pėrbrenda njė studimi tė tij tė thukėt dhe me peshė tė veēantė pėr mbrojtjen e tezės mbi vendbanimin e he­r­shėm tė shqiptarėve nė Gadishullin Ballkanik, pra edhe nė vi­set e Bregdetit Adriatik, si kundėrpėrgjigje njė mendimi mė tė her­shėm tė N. Joklit, e sidomos tė G. Vajgandit (G. Weigand).

 Tezėn e kėtij tė fundit, sipas sė cilės shqiptarėt nuk janė auto­ktonė nė viset bregdetare pėr shkak, siē thuhet, tė mungesės sė termave mė tė zakonshme detare nga leksiku autokton, e ka­nė pėrkrahur dhe pėrsėritur pa rezervė edhe disa studiues tė ko­hėve mė tė vona, qoftė duke i injoruar apo anashkaluar qė­lli­misht mendimet e E. Ēabejt, qoftė nga paaftėsia pėr t’ u ba­lla­fa­quar me to apo nga paragjykimet dhe motivet antishkencore.

 Nė mesin e studiuesėve tė kėsaj kategorie ėshtė edhe akademiku Bogumil Hrabak, historian eminent, por i cili pretendon tė merret edhe me ēėshtje gjuhėsore dhe merr guxim t’i pėrsėrisė pa rezervė mendimet e vjetėruara dhe kaherė tė kundėrshtuara se “gjuha shqipe nuk ka nomenklaturėn e saj pėr bregun e detit, detarinė e peshkatarinė” dhe se, siē vazhdon ky, “kjo ėshtė shenjė e sigurtė se populli shqiptar ėshtė konstituuar pak mė larg Adriatikut,” duke mos shtuar tė paktėn ndonjė argument historik tė vetin pėr ta mbėshtetur mendimin e huaj, pra tė G. Vajgandit, P. Skokut e tė tjerėve.

 Sipas tė gjitha gjasave, akademiku Hrabak di pėr argumentet dhe rezultatet e Ēabejt nga kjo fushė, sepse emrin e kėtij tė fundit e pėrmend dy herė nė studimin e vet, madje me atributin “filolog i njohur shqiptar”, kur kėtij historiani i shkon pėr shtat mendimi autoritativ i Ēabejt pėr ndonjė mbėshtetje sado tė vogėl pėr t’i vendosur bėrthamat shqiptare larg bregdetit, ose vetėm si Ēabej ( pra tashti jo mė “filolog i njohur”), kur Ēabej bėn fjalė pėr ndikimin e shqipes nė vokabularin e sllavėve tė jugut, gjė qė B. Hrabakut nuk i shkon pėr shtati.

 Kėtij, si duket nuk i shkon pėr shtati as mendimi i studiuesit sllav V. Cimohovski, i cili thėnieve dhe mendimeve tė bashkėmendimtarėve tė Hrabakut, ashtu sikur edhe Ēabej pak mė lart, u bie ndesh shkurt dhe bindshėm, duke i quajtur ato absolutisht tė pathemelta.

 B. Hrabaku mbetet i shurdhėr, madje edhe ndaj mendimit tė studiuesit A. Loma, i cili nė tė njėjtin simpozium, ku mori pjesė edhe B. Hrabaku, nė tė njėjtin vėllim, ku ky i fundit boton studimin e cituar dhe pėrsėrit tezėn e vjetėruar, shtron disa pyetje lidhur me kėtė ēėshtje, por i pėrfill dhe i pranon nė njė masė disa mendime dhe rezultate tė Ēabejt, duke pohuar, siē thot vetė, se “ Ēabej nuk e ka pasur vėshtirė ta rrėzonte mendimin e Vajgandit, i cili ka punuar nė material tė pakėt, tė mbledhur nė mėnyrė tė pamjaftueshme, dhe pa dijeni tė mjaftueshme gjuhėsore.”

 Pa pasur kėtu qėllim tė rendisim materialin faktik, qė e ofron Ēabej, ku vihen nė dukje fjalė tė shqipes pėr gjeomorfologjinė, mjetet e lundrimit e tė peshkimit, pėr florėn dhe faunėn detare, prej tė cilave disa si ato det, va, ani, ngjalė, shpiejnė drejtė trungut indoevropian, bashkė me ato tė huazuara nga greqishtja e vjetėr, latinishtja klasike ( tė cilat i vė nė dukje Ēabej, mandej Dodbiba, Cimohovski e ndonjė tjetėr ), kėtu e shohim tė arsyeshme tė pėrmendim edhe ndonjė teori tė Ēabejt, sipas tė cilave, “raporti i leksikut tė huaj ndaj atij tė vendit nuk ėshtė qenėsisht nė gjendje tė ndryshme nga ajo e disa sferave materiale tė tjera” dhe se “sa i pėrket fjalėve tė huaja, sidomos atyre veneciane e turke, nga fusha e detarisė dhe e peshkimit, shqipja ecėn bashkė me gjuhė tė tjera tė Ballkanit, sidomos me greqishten e re e me serbokroatishten”.

 Kėto teori tė Ēabejt, pėrgjithėsisht tė pranueshme dhe tė arsyeshme, bashkė me terminologjinė e pahuazuar, tė pėrbashkėt dhe tė huazuar, sipas kėndvėshtrimit tė Ēabejt dhe tė disa bashkėmendimtarėve tė tij (Dodbiba, Cimohovski, Ushaku), nga perspektiva e shkencės sė sotme dhe kėndshikimi i disa studiuesėve, ndeshet me disa pyetje, jo tė pabaza. Kėshtu, studiuesi A. Loma, lidhur me ēėshtjen nė vėshtrim, shtron pyetjen se “a ėshtė i drejtė gjykimi pėr mungesėn e terminologjisė burimore peshkatare-detare nė gjuhėn shqipe dhe, nėse ėshtė ashtu, ēfarė peshe mund t’i jepet kėsaj pėr pėrcaktimin e vendbanimit antik tė shqiptarėve?”

 Nė pjesėn e parė tė pyetjes, nė njė masė pėrgjigjet vetė A. Loma, duke pohuar se E. Ēabej e ka rrėzuar mendimin e Vajgandit, ēka nuk do tė thotė se kjo mjafton pėr Lomėn, andaj do tė shtonim si vijon:

 Nė mbėshtetje tė materialit gjuhėsor qė ofroi atėbotė Ēabej, dhe qė ofruan mė vonė studiues tė tjerė shqiptarė, punimet e tė cilėve si duket nuk i njeh A. Loma, del se terminologjia detare e shqipes nuk ėshtė aq e mangėt sa tė mund tė flitet pėr mungesėn e saj, por as aq e shumtė dhe e shterur sa tė mos ketė nevojė tė bėhen kėrkime dhe studime tė mėtejme. Me kėtė rast do tė shtonim se si tek E. Ēabej, ashtu edhe te studiuesit e mėvonshėm, nuk ēon peshė aq raporti numerik sa termat bazė qė shėnojnė apo emėrtojnė makrokoncepte dhe koncepte gjenerike, si dhe dukuritė e ndryshme tė krahasueshme me termat e dėshmuara nga koha antike nė tė cilat kemi potencuar mė shumė, bashkė me ato tė pėrbashkėta dhe tė huaja.

 Ndėrkaq, pjesa e dytė e pyetjes sė A. Lomės, ėshtė mjaft me vend pėr pikėpamjet e shkencės sė sotme, jo vetėm pėr rastin konkret, por edhe pėrgjithėsisht nė nivelin teorik.

 Pėr mendimin tonė, rėndėsia e terminologjisė detare pėr pėrcaktimin e vendbanimit antik tė shqiptarėve nuk mund tė mohohet nga aspekti etnolinguistik, as ai historik dhe gjeografik. Ėshtė ēėshtje krejt tjetėr se sa mund tė dokumentohet vjetėrsia e termave autoktone tė shqipes, pėrkatėsisht etimologjia e tyre e lashtė, me prejardhje ilire, indoevropiane, qoftė kur ėshtė fjala pėr terma tė pahuazuara, qoftė pėr tė pėrbashkėta apo tė huaja-tė huazuara, kur dihet se shqipja ėshtė e dokumentuar, tė paktėn deri mė sot, relativisht vonė nė formėn e saj tė shkruar. Nė kėtė rast, sikur edhe nė rastin e toponimeve, ėshtė me rėndėsi qė tė dėshmohet edhe vazhdimėsia e tyre e shpjegueshme me mjetet gjuhėsore tė shqipes.

 Sa u takon toponimeve tė vjetra, tė dėshmuara nė kohėn antike, sidomos tė atyre nga hapėsira pėrkatėse bregdetare, vazhdimėsia e tyre nga antika e deri mė sot, e shpjegueshme me mjetet e shqipes dhe me rregullat e evoluimit fonetik tė kėsaj gjuhe, do tė ishte argument i rėndėsishėm edhe nė tė mirė tė autoktonisė bregdetare tė shqiptarėve. Por ē’e do kur edhe kjo ėshtė njė punė shumė e vėshtirė, e cila gjithnjė mund t’i nėnshtrohet dyshimeve, debateve dhe diskutimeve qė mbeten nė fazėn e verifikimeve tė vazhdueshme. Edhe pse Ēabej ka dhėnė disa pėrgjigje mjaft bindėse edhe nga kjo fushė me emrat e Ulqinit, Durrėsit, Shkodrės, Lezhės e ndonjė tjetėr, te disa shkencėtarė ekzistojnė dyshime dhe rezerva jo krejt tė pabaza. Kėshtu, V. Cimohovski, kur bėn fjalė pėr toponomastikėn shqiptare, duke pranuar dhe mbėshtetur disa mendime tė Ēabejt nga kjo fushė, pėrgjithėsisht ka mjaft rezerva duke u shprehur si vijon: “ Nėse dėshirojmė tė jemi tė saktė, duhet tė rikujtojmė se nė lidhje me prejardhjen e gjuhės shqipe dhe me pėrcaktimin e vendbanimeve tė vjetra tė parardhėsve tė shqiptarėve si dhe me interpretimin e toponimeve tė veēanta, kėrkimtarėt nuk kanė arritur, deri mė sot, tė paraqesin zgjidhje pėrfundimtare qė do tė ishin tė pamohueshme. Prandaj, kėto ēėshtje presin zgjidhje edhe mė tej.”

 Disa dilema lidhur me shpjegimin e toponimit Shkodėr i shpreh edhe A. Loma, duke mos e mohuar krejtėsisht mendimin e E. Ēabejt pėr vjetėrsinė e formės shqipe tė emrit Shkodėr, dhe mundėsinė qė paraardhėsit e shqiptarėve tė kenė jetuar rreth Shkodrės nė kohėn antike, por nga ana tjetėr, vetė emri antik Scodra, siē shprehet Loma, nga i cili rrjedh ai Shkodėr, nuk mund tė jetė fjalė e vjetėr shqipe. Nuk ka dyshim se ky mendim i Lomės ėshtė i arsyeshėm, por ne nuk e kemi tė njohur tė ketė thėnė dikush, e aq mė pak E. Ēabej, se “Scodra antike ka etimologji tė shqipes.” Ky toponim mund tė ketė etimologji ilire, indoevropiane apo diē tė ngjashme, sepse nuk mund tė flitet pėr gjuhėn shqipe nė kohėn antike. Sa pėr karakterin ilir tė Shkodrės dhe pėr njė mendim tė Lomės mbi baladėn serbe pėr ndėrtimin e Kalasė sė Shkodrės apo Rozafatin, ēdo i interesuar mund tė gjejė pėrgjigje nė njė punim tonin mė tė plotė tė botuar mė vonė, kurse pėr hidronimin Buena-Buna, tė cilin A. Loma nuk e mohon si Barbanna antike me prejardhje ilire, por e mohon vazhdimėsinė e saj nė Buenėn-Bunėn e shqipes, duke iu referuar kėshtu edhe mendimit tė Ēabejt dhe duke i dhėnė pėrparėsi, madje edhe Bojanės sllave ndaj Bunės shqipe, mund tė gjejė pėrgjigje edhe nė punimin tonė pėr hidronimin Buna tė botuar tash vonė edhe nė gjuhėn angleze. Nėse pėrgjigja jonė mjafton, atėherė ne nuk e veēojmė historinė e Bunės nga ajo e Shkodrės.

 Por t’i kthehemi vazhdimit tė pėrgjigjes nė pyetjen e shtruar nga A. Loma.

 Pėr autoktoninė e shqiptarėve nė viset bregdetare nga koha antike e kėtej, si pasardhės tė protoshqiptarėve nė aspektin etnolinguistik, peshė tė madhe duhet tė kenė, pėr mendimin dhe konceptin tonė pėrkitazi me kėtė ēėshtje, edhe njėsitė mė tė gjėra e mė komplekse leksiko-semantike lidhur me detin e detarinė, siē janė shprehjet e frazeologjitė pėrkatėse, tė cilat janė marrė kalimthi dhe pjesėrisht nė konsiderim edhe nga E. Ēabej e L. Dodbiba, por jo nė mėnyrė tė plotė dhe tė veēantė, pra jo edhe me theks tė merituar pėr rėndėsinė e tyre pėr kėtė ēėshtje.

 Edhe mė relevante pėr traditėn detare dhe vjetėrsinė e saj te shqiptarėt duhet tė jenė formulat e ngurtėsuara me karakter religjioz-pagan, qė pasqyrojnė rituale, shprehi e zakone tė vjetra detare, pastaj lokucione e proverba, tregime, gojėdhėna, pėrralla, legjenda e mite me motive e karakter detar, ku pasqyrohet njė superstrukturė dhe kulturė materiale e shpirtėrore, njė trashėgimi lėndore e mendore e botės detare shqiptare, qoftė me tipare e veēori konceptuale, leksiko-semantike dhe kulturore tė shqiptarėve, qoftė me struktura dhe trashėgimi kulturore analoge pėrkatėse tė gjuhėve dhe tė kulturave tjera me traditė detare nė hapėsirėn e Ballkanit dhe mė gjerė. Nė planin teorik jemi tė prirur tė gjykojmė se mė lehtė ruhen dhe i rezistojnė mbishtresave tė kulturave tjera disa prej kategorive gjuhėsore dhe tė krijimtarisė gojore, pėrfshirė kėtu edhe planin e koncepteve jashtėgjuhėsore, sesa terminologjia e thjeshtė, apo leksiku nė kuptimin e ngushtė tė fjalės; ky i fundit mund tė hiqet mė lehtė nga pėrdorimi, tė harrohet dhe tė zėvendėsohet me terma tė huaja nė vazhdėn e zhvillimit tė detarisė, mėnyrave tė reja tė jetės detare, dhe zhvillimit tė njohurive tė reja mbi florėn, faunėn e pėrvojėn nga deti.

 Ruajtja mė e sigurtė e koncepteve detare, udhėzimeve, porosive, besimeve, ritualeve dhe gjinive tjera tė trashėgimisė kulturore me motive detare, nė planin teorik del mė e arsyeshme dhe mė e besueshme tek shqiptarėt, pėrkatėsisht tek ilirėt, me njė traditė shkrimore tė mangėt ose relativisht tė vonė, gjė qė nė psikanalizė, etnologji, shpjegohet lehtė si inercion xheloz, mekanizėm kompensues dhe ushqim shpirtėror i ruajtur me shekuj.

 Ē’ ėshtė e vėrteta, E. Ēabej i ka prekur disa struktura tė trashėgimisė gojore-folklorike shqiptare me motive detare duke i krahasuar ato me tė ngjashme nga koha homerike apo antike, por nuk e ka vėnė kėtė nė mėnyrė tė veēantė dhe eksplicite nė kontekstin e rėndėsisė sė tyre pėr autoktoninė e shqiptarėve nė viset bregdetare.

 Nė vazhdėn e kėrkimeve tė mėtejme nga kjo fushė, pėrveē ēėshtjes sė leksikut, ku kemi pasur parasysh sidomos kontributin e E. Ēabejt dhe dhe tė L. Dodbibės, kemi vjelur dhe studiuar materiale tė reja gjuhėsore, tė ruajtura deri mė sot nė trashėgiminė gojore tė trevės sė Ulqinit. Por lidhur me kėtė mund tė shtrohet njė pyetje se sa mjafton kjo terminologji ekzistuese detare shqiptare, e dėshmuar nė formė tė shkruar relativisht vonė, tė shėrbejė pėr autoktoninė bregdetare antike, pa marrė parasysh se kėtu luan rol gjetja e etimologjisė, tė cilėn e ka pėrfillur nė njė masė E. Ēabej dhe L. Dodbiba. Sa i takon etimologjisė, rezervat e shkencės janė tė mundshme dhe tė arsyeshme, kurse depėrtimi nė lashtėsi i kufizuar, gjė qė lė mjaft vend pėr diskutime dhe pėr tė dėshiruar.

 Pėr mendimin tonė, pesha e kėtyre tė dhėnave dhe studimeve nė gjendjen e sotme nuk mund tė jetė absolutisht e mjaftueshme, por as e domosdoshme pėr ta mbrojtur autoktoninė pėrkatėse, e aq mė pak i mjaftueshėm dhe relevant mohimi i saj nė mbėshtetje tė njė materiali tė brishtė leksikor.

 Mendojmė se problemi qėndron nė njė shikim tė njėanshėm dhe tė ngushtė tė ēėshtjes sė autoktonisė bregdetare, ku nuk merret parasysh sa duhet ēfarėsia e termave detare, por sasia, ku nuk theksohen sa duhet termat e pėrbashkėta mesdhetare, tė huaja apo tė huazuara sidomos nga kohėt mė tė hershme. Pėr mendimin tonė, nuk mund tė ketė rėndėsi absolute shumėsia e termave burimore, tė pėrbashkėta apo tė huazuara sa pėrmasat konceptuale tė tyre siē janė ato nga gjeomorfologjia detare si det, mat, grykė(deti) apo pėrmasat e pėrgjithshme tė mjeteve tė lundrimit si anije, rrem, vel, si pjesė tė pandara tė saj nė kohėt mė tė hershme tė zhvillimit tė detarisė. Termat themelore tė karakterit burimor nga flora e fauna duhet tė jenė tė vjetra, kurse dominimi i mjeteve tė ndryshme tė lundrimit, pjesėve tė tyre, emrat e florės dhe faunės detare me origjinė tė huaj, shpjegohen me zhvillimet e mėvonshme tė hovshme tė disa kulturave tė tjera detare mesdhetare e mė gjerė, qė kanė lėnė gjurmė edhe nė nomenklaturėn detare shqiptare, dėshmi kjo pėr kontakte tė vazhdueshme tė shqiptarėve me kėto kultura.

 Kėtu del nė pah edhe njė pėrmasė e rėndėsishme qė ka tė bėjė me terma tė vjetra detare nė shqipe, qė shpiejnė drejt gjurmėve tė huazimeve nga antika siē janė ato tallaz, pellg, kum nga greqishtja, peshk nga latinishtja klasike e ndonjė tjetėr. Ēėshtje tjetėr me rėndėsi ėshtė gjithsesi fenomeni gjuhėsor i krahasueshėm me atė tė latinishtes vascellum (me kuptim enė), qė nė disa gjuhė mesdhetare ka marrė kuptimin e anijes sikur nė shqipe, pastaj ai (mare) altum (=deti i humbtė), si dukuri e rėnies sė gjymtyrės sė parė det, ujė, dukuri kjo e hershme nė fazėn romane primitive, dhe substantivimi i mbiemrit tė humtė, pastaj relikti i fjalės puppis tė latinishtes (= pjesa e prapme e anijes) e ruajtur nė shprehjen shqipe “i kam punėt n’pupa”(= i kam punėt mirė), qė si metaforė nga terminologjia dhe pėrvoja detare, ku punėt nė det shkojnė mirė kur fryn era pėr prapa dhe shtyn anije nė drejtimin e dėshiruar, janė ngulitur, nė trashėgiminė etnolinguistike tė shqiptarėve.

 Ēėshtja e autoktonisė bregdetare mund tė mbėshtetet edhe nė makrotoponime tė dėshmuara nga koha antike, tė cilat lidhen me nomenklaturėn bregdetare ose janė afėr bregdetit, siē janė ojkonimet, hidronimet, oronimet.

Nė mėnyrė tė veēantė duhet theksuar se strukturat mė tė gjera si frazeologjitė, pėrverbat, ritualet e motivet detare, pėrrallat e gojėdhėnat e ndryshme me karakter detar, tė cilave u kemi dhėnė vend tė merituar nė studimet tona mė tė hershme, kanė hasur nė vlerėsim tė favorshėm tė kritikės si kategori etnolinguistike dhe si objekt studimi me rėndėsi tė veēantė pėr tė dėshmuar autoktoninė bregdetare tė shqiptarėve.

 Nė kontekstin e kėtyre strukturave mė tė gjera gjuhėsore dhe tė trashėgimisė sė kulturės shpirtėrore shqiptare me tematikė detare, ndjej kėnaqėsi dhe obligim tė theksoj meritėn e profesorit tė nderuar Eqrem Ēabejt, i cili nė vitet 70, duke vėrejtur interesimin tim tė veēantė pėr kėtė fushė, mė pat pėrkrahur dhe nxitur tė bėja kėrkime dhe studime tė vazhdueshme nė kėtė drejtim, duke mė dhėnė vetėbesim dhe zemėr pėr disa mendime dhe teza tė guximshme dhe me pėrgjegjėsi, tė cilat nė fillim janė pritur me skepsė, paragjykime nga disa studiues shqiptarė tė asaj kohe, por nuk janė demantuar as sot e kėsaj dite me kundėrargumente. Profesori i nderuar E. Ēabej, gjatė disa takimeve nė Prishtinė dhe nė Tiranė, mė kishte porositur tė pėrgatisja njė libėr, ku do tė pėrfshiheshin studime me tematikė detare, libėr ky i cili, mjerisht pa dritėn nė vitin l981, njė vjet pas vdekjes sė profesor Ēabejt.

 Kam satisfaksion dhe krenari qė ky libėr, apo edhe disa punime brėnda tij, tė botuara mė herėt, kanė hasur, aq sa jemi tė informuar, nė kritikė pozitive nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni, Mal tė Zi dhe mė gjerė. Shumica e punimeve nga ky libėr, janė prezantuar mė herėt si kumtesa nė tubime shkencore me karakter vendor dhe ndėrkombėtar dhe, si tė tilla janė nė dispozicion tė pėrhershėm tė kritikės, vlerėsimit nga studiuesit kompetentė tė sotėm dhe tė ardhshėm.

 Mendimi shkencor depėrton ngadalė, sidomos kur del sadopak nga kornizat dhe qasjet pararendėse me tė cilat jemi mėsuar, e sidomos nėse nuk paraqitet edhe nė gjuhė tė huaja, ato botėrore. Megjithatė shkenca nuk duhet tė ketė kufij nacionalė dhe tė mbėshtillet nė lėvozhgėn e vet. Gjuha e saj ėshtė universale, por ajo gjuhė duhet t’u pėrcillet edhe tė huajve. Mbase ky duhet tė jetė guximi dhe udhėrrėfimi qė na obligon tė gjithėve.

 Mbes me shpresė se me kėtė kumtesė, del nė pah merita e pamohueshme e Eqrem Ēabejt, i cili me vetėdije tė lartė shkencore, patriotike e njerėzore, nuk ka kursyer kohė as mund, kurdo qė ka qenė rasti, tė mė ndihmojė me sugjerime, informata plotėsuese, nxitje dhe inkurajim tė paanshėm, por edhe tė m’ i shprehte rezervat e tij (p.sh. ndaj Z. Majanit, Spiro Kondės e ndonjė studiuesi tjetėr), duke mos mė lėnė tė entuziazmohem me teza e mendime qė mund tė mė imponoheshin kur isha i ri dhe me pėrvojė tė pamjaftueshme shkencore. Shpresoj gjithashtu, dhe kam bindjen e plotė se nė kėtė mėnyrė, me sinqeritetin mė tė madh, shpreh respektin tim tė thellė ndaj profesor Ēabejt shkencėtar dhe njeri i madh i popullit shqiptar, mė tepėr sesa t’ i kisha pėrsėritur mendimet dhe rezultatet e tij nė pėrgjithėsi dhe ato nga fusha e detarisė nė veēanti.

 

Tekstet e prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de  nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni nė Favorite

 
  Service
Hotel/Villė
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomė/Rooms/
Apartments
Autokampė/
  Politika dhe Administratė
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunės
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi pėr punė tė Kuvendit
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe

ne filim